Dhjetor ’46/ Komentet në burgje: Do ndërhyjnë anglo-amerikanët, do anullojnë zgjedhjet e 2 dhjetorit e do lirojnë të burgosurit…

0
320
blank

 

Komentet në burgje dhjetor’46: Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët në Shqipëri, është i paevitueshëm.”

Ndër praktikat më të zakonta të punës në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste, duke nisur nga vitet e para të regjimit e deri në shembjen e diktaturës, ishte informimi mbi gjithçka thuhej e veprohej në popull, nëpër ndërmarrje shtetërore, administratatë, institucione, kooperativë, kampe internimi e sidomos në burgje. Përgjimi bëhej kryesisht përmes rrjetës së spiunazhit, të ngritur në çdo sektor të jetës në diktaturë. Në vazhdën e këtyre përgjimeve, përfshiheshin edhe fjalët që njerëzit thonin mes tyre, si parashikime, komente, etj.

Në dhjetor të vitit 1946, ishin mbledhur thënie e komente të njerëzve në gjithë Shqipërinë, por edhe brenda, ndër burgje. Mes shumë dokumenteve mbi këto thënie, veçojmë për publikim në arkivën tonë online Kujto.al, këtë dokument të shkurtër, ku renditen në formë alarmante komentet e disa të burgosurve politikë.

Dokumenti thotë:

“Kanë përhapur parulla në burg, duke thënë se: Qeveria anglo-amerikane i ka dërguar një notë Shqipërisë, me këto fjalë:

  1. Anullimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit.
  2. Formimin e një qeverie kualicioni.
  3. Zgjedhje të reja dhe të lira
  4. Lirimi i të burgosurve.

Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët në Shqipëri është i paevitueshëm.”

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here