Kur Spiro Moisiu denoncoi korrupsionin në radhët e partizanëve

0
112
blank

Propaganda komuniste me “Kanan Tafilin” dhe faktet që e rrëzojnë atë  

Në luftën Antifashiste nacionalçlirimtare, populli shqiptarë u angazhua me sa mundësi kishte, edhe pse në varfëri ekstreme, të ndihmonte partizanët me ndihma në ushqime por edhe në të holla. Ka ndodhur shpesh që këto ndihma të jenë keqpërdorur, pra të jenë vjedhur. Me pak fjalë qysh në atë kohë është bërë korrupsion. Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit që mban nënshkrimin e gjeneral major, Spiro Moisiut, jep detaje të rëndësishme për veprimtarinë e partizanëve të batalionit së parë të brigadës së dhjetë sulmuese. Ka detaje interesante shoqëruar me shifra për abuzimet në menaxhimin e fondeve që mblidheshin nga populli. Në se një armë kushtonte 6 lekë, nga krerët e kësaj brigade ajo blihej 10 lekë duke kryer kështu abuzime me fondet e marra nga fshatarët në zonën përrreth. Dokumenti jep detaje të një rasti kur komandati i brigadës merr për interesat e tij makinat e ngarkuara për të transportuar partizanë i kishte marrë për përdorim në funsksion të nteresave të veta. Të paktën kështu evidentohet në dokumentet e firmosura nga gjeneral major, Spiro Moisiu.

Në dokumentet që do të publikohen më poshtë, të marra nga Arkiva e Shtetit, evidentohen edhe detaje të tjera interesante që kanë të bëjnë me misionin e dyshimtë të disa partizaneve dhe është fjala për raste të rënda të dhënies së urdhrave për djegien e shtëpive të fshtararëve në zonën ku ata vepronin. Ka edhe prej tyre që dalin të maskuar në pritë partizanëve të tjerë për t’i grabitur. Janë fakte e dokumente që duket sikur ngjajnë me ata filmat që na janë servirur gjatë kohës së komunizimit, ku ngjarje e tipare të tilla i mvishen në fakt “armikut të klasës”.

Ngjarja e dokumentuar në brigadën e parë të batalionit të XX, duket sikur ngjet me filimin e “Kanan Tafilit”, ku personazhi kryesor ishte imituar nga “armiku i klasës” dhe me fytyrën e Kananit grabiste fshatarët. Ka patur partizanë, madje në nivele të larta që kanë kryer akte të tilla të ngjashme me ato që na jepeshin në propagandën komuniste. Dokumentet zyrtare të marra në Arkivën e Shtetit e faktojnë këtë.

Më poshtë botohen dy dokumente interesante ku gjeni detaje rreth veprimtarisë së kësaj brigade në nëntor-dhjetor 1944.

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here