"Në qelitë e izolimit në Spaç dhe Burrel", rrëfimi i Ali Lekës

0
299

Ali Leka: Në qelitë e izolimit në Spaçit kishte vetëm një dritare nga ku dukej vetëm drita e diellit,  sa për të kuptuarnëse ishte ngrysur apo ishte gdhirë.

Ali Leka: Qelitë e izolimit në Burrelit ishin më të tmerrshme, "hyn edhe nuk del më, ktu do të lësh edhe eshtrat".

Ish i burgosuri politik Ali Leka i cili kaloi 8 vite në burgjet e komunizmit, na sjell një përshkrim të qelive të izolimit në Spaç dhe në Burrel.

Në Spaç, qelia ishtë një metër e dhjetë me dy metra. Kishte vetëm një dritare që u dukte vetëm drita e diellit, ku mund të shihje vetëm nëse ishte ngrysur apo ishte gdhirë. Asgjë tjetër nuk kishte, vetëm një llambë të izoluar se kishin frikë mos digjej në korent. Në orën 12 të natës sillnin një batanie që do të flije në çimento dhe do ta hiqnin batanien në 5 të mëngjesit, pastaj do rrije gjithë ditën në këmbë.

Në burgun e Burrelit ka qënë tjetër gjë, të fusnin në biruc edhe ta mbushnin deri në brez me ujë, që as nuk mund të ulej dot se të vinte uji në gojë dhe as nuk rrije dot në këmb 5 ditë ose 10 ditë. Më shumë se 10 ditë nuk rrije. Kur kam dalë nga birucet e Burrelit kam shku diretk në infermeri të burgut në spital për arsye se u sëmura, më ra tëfikët gati sa nuk vdiqa.

Kjo ka qënë më e tmerrshmja ime që unë e përjetoj edhe sot kur e kujtojë më duket sikur po më fusin prap. Burreli ishte më i tmerrshmi, pas kalasë së Gjiorokastrës ishte Burreli. E kishte shkruar dhe vetë komanda aty, ministria e Brendëshme që në Burrel hyn edhe nuk del më, ktu do të lësh edhe eshtrat. Kjo ka qënë më e tmerrshmja.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here