Nuse në internim/ Dëshmi nga Vitore Tuku

0
402

”Ishte e diela e pashkëve, ishte festë. Vëllai im kishte shku për darkë te Tefkini, i fejuari im. Aty rreth orës 9, ditën e dielë, vëllai im ka ardhë në shtëpi. Kur vjen vëllai në shtëpi i thotë nënës time: Nënë e morën Tefen. Po kush e mori? E morën, e lidhën edhe e morën..”

Vitorja e kujton me dhimbje atë çast kur mësoi se njeriu që do të bëhej bashkëshorti i saj sapo kishte nisur një rrugë të vështirë nëpër burgjet dhe kampet e internimit.

Rrëfimi i plotë

Ishte e  diela e pashkëve, ishte festë. Vëllai im kishte shku për darkë te Tefkini, i fejuari im...

Aty rreth orës 9, ditën e dielë, vëllai im ka ardhë në shtëpi. Kur vjen vëllai në shtëpi i thotë nënës time: “Nënë e morën Tefen. Po kush e mori? E morën, e lidhën edhe e morën.

Isha shumë e re ku e dija unë se çfarë ishte fejesa apo martesa, atëherë me atë kohë.

Pastaj e dërguan në Shkodër për një vitë e gjysëm. Unë nuk shkova ta shoh. Ishte turp në atë kohë.

I kam thënë prindërve të mi unë dua të rri me vëllezërit e mi të jetoj me ta dhe me tjetër njeri unë nuk martohem. Sa të mundem do të punoj dhe nuk i nxjerr telashe vëllezërve të mi. Nuk më thoshte nëna dhe baba por edhe nëse me thoshin une e kisha vendosë të mos martohesha më asnjë tjetër veçse me Tefkin Tukun.

Kishte marrë tri ditë leje, ka ardhë të shtunën, ndërsa të hënën u martuam. Të mërkurën i duhej të kthehej në Saver të Lushnjes. Bëri dasëm thirri kushurinjtë, thirri të afërmit. Të hënën jam martuar me 24 tetor po se çfarë viti nuk e di. Hëngrën dhe pinë, kënduan. Doli drita i tha motrave dhe vëllezërve të vetë unë do e marrë me vete nusen.

Më kanë përcillë njerëzit deri tek ajo lagja përtej se ishte një çudi e madhe që do të shkoja në internim. Burri në internim si ka mundësi që e dhanë? Kanë dal të gjithë duke më përcjellë e duke qarë. Ishte fjalë e zorshme atëherë të shkoje në internim.

Në ditën e parë të internimit unë u mërzita, kishte shumë kallaballik.

Shkonim në apel me baltën deri në gju. Kur kalonin gratë me fëmijë në krah e më thoshin mua “e lumja ti je e lirë”.

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here