Prokuroria më 1973, “Rreth 100 të burgosurve ju mohohet ndihma mjekësore”

0
89

Rreth 100 të sëmurëve të burgosur në Spaç, Qafë Bari apo Burrel, ju mohohej prej më shumë se 9 muajsh ndihma mjekësore. Shumë prej tyre kishin nevojë urgjente për ndërhyrje. Por regjimi komunist nuk kishte reaguar. Këtë fakt të rëndë e gjejmë në një dokument të rëndësishëm zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, të muajit prill 1973 nënshkruar nga prokurori Dhori Panariti, i cili shpjegon me detaje rast pas rasti të gjithë shkeljet që ishin bërë në dëm të të burgosurve.

Panariti përmend një varg të dënuarish në Bulqizë të cilët ishin rekomanduar për shtrim e mjekim që në janar 1972 dhe ishin shtruar vetëm në fund të muajit maj 1972. Po ashtu në Spaç një i dënuar ishte shtruar pasi kishte pritur 4 muaj.

“Një pjesë e të sëmurëve vuanin nga sëmundje të rënda dhe infektive ose kanë pasur nevojë për operime të ndryshme dhe pa dyshim koha e gjatë që ka kaluar ka influencuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore”, shkruan prokurori Panariti në raportin e tij , duke vijuar pak më poshtë me rastin e një të dënuari tjetër i cili prej 1 viti kërkonte shtrimin në spital dhe nga vonesa, sëmundja kishte avancuar dhe nuk kishte më shërim.

Ky dokument dëshmon shkeljen e rëndë të të drjetave të njeriut, por edhe vetë ligjet dhe rregullat e shtetit totalitar të Enver Hoxhës, ndaj të burgosurve, të cilët edhe pse mbaheshin të izoluar, me kushte të tmerrshme jetese, në punë rraskapitëse ku rrezikonin jetën çdo ditë në miniera, edhe kur sëmureshin liheshin në mëshirë të fatit.

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here