Raprezalje në burg, tre priftërinj refuzun të “nderonin” për vdekjen e Enver Hoxhës

0
301
blank

Që në mëngjes një muzikë funebër shoqëronte zymtësinë e Burgut të Spaçit, më 11 prill, 1985. Diçka e rëndë kishte ndodhur për komunistët, por jo për të dënuarit politik. Për gardianët dhe administratën gjëma e madhe i pushtoi. Diktatori Enver Hoxha nuk jetonte më. Të dënuarit nënkuptuan se Hoxha kish vdekur, por mundoheshin mos e jepnin veten, gëzimi i brendshëm duhej mbuluar, ndryshe çdo shenjë gëzimi përkthehej minimalisht në dhunë fizike dhe izolim në birucë. “Na morën të gjithëve dhe dërguan në sallën e madhe për të na dhënë lajmin. Çohuni në këmbë, udhëheqësi ynë nuk jeton më, nderojeni shokun Enver”-tha drejtuesi i burgut. Kështu e kujton atë ditë një nga të dënuarit politik, Fejzi Alizoti. Instiktivisht shumica u çuan në këmbë, jo për nderim, por nga frika e pasojave që mund të vinin. “Vetëm tre priftërinj nuk lëvizën nga vendi. Ishin ulur bashkë diku nga rreshtat e mesit të sallës dhe qëndronin idiferent dhe te qetë. Sapo i pamë që refuzun të ‘ndëronin’ diktatorin, ne të dënuarit e tjerë ngushtuam radhët dhe i mbuluam me trup, që të mos të dalloheshin që ishin ulur”-kujtonte Alizoti për këtë episod. Frika ishte edhe më pas, pasi në mesin e të dënuarve politik, ishin bashkuar qëllimisht edhe të dënuar për krime të tjera ordinere, dhe kjo kategori më shumë shërbente për të informuar administratën e burgut për çdo fjalë që mund të thonin kundër pushtetit të burgosurit politik. Ankthi vijonte, por gjë nuk ngjau në vijim ato “ditë zie” për diktaturën. Mbrëmjen e 11 prillit kudo në burgje me të dënuar politik apo kampe internimi shiheshin gardianë me sy të skuqur nga të qarat për humbjen e “udhëheqësit” Enver Hoxha dhe njëkohësisht ishin gati që me urdhrin më të parë që të jepej të dhunonin të dënuarit që ishin kundër sistemit. Çmenduria arriti deri aty sa u kërkua që të bëhej një “telegram ngushëllimi” i madh që në fund do mante firmën e të gjithë të dënuarve politik. Ky telegram do i përcillej se vejës së diktaorit, Nexhmie Hoxhës. Fatmirësisht kjo nismë u ndërpre në mes, pasi shumë të dënuar ndonëse e dinin se mund t’i prisnin edhe dënime të ashpra do refuzonin të ngushëllonin për njeriun që u mori lirinë.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here