Relacioni i gushtit 1959/ Mbi 300 të shpërngulur dhunisht nga Korça, jetojnë në mjerim në barakat e Lushnjës

0
283
blank

Mbi 300 banorë të pafajshëm, të zonave kufitare, të dëbuar e shpërngulur me forcë nga zonat ku banonin kryesisht në Korçë, mbaheshin prej vitesh të izoluar, pa asnë vendim shtetëror, pra në mënyrë të paligjshme, nëpër fshatrat e Lushnjës, në baraka të rrënuara dhe në kushte të mjerueshme.

Ky informacion del nga një relacion i Ministrisë së Brendshme, përgatitur për Kryeministrinë, në gusht të vitit 1959. Relacioni është i gjatë dhe trajton veç rastit të këtij grupi familjesh të dëbuara, edhe gjendjen e një grupi tjetër, të përbërë nga emigrantë politikë, kryesisht kosovarë që jetonin në Tërbuf e disa fshatra të Lushnjës. Po ashtu, dokumenti zbulon shumë detaje mbi gjendjen e familjeve të internuara në këto zona.

Kujto.al sjell më poshtë, përshkrimin e detajuar që jepet për familjet e shpërngulura me forcë dhe pa asnjë vendim gjyqësor, nga zonat kufitare të Korçës, të cilat i kishin zbritur në Myzeqe, ku i mbanin nëpër brraka në gjendje të mjerueshme, vetëm e vetëm për të qenë të sigurt, se ata nuk do të arratiseshin jashtë vendit.

Ja çfarë shkruhet ndër të tjera, në këtë relacion:

“Në rrethin tonë ndodhen 109 familje të dëbuara nga rrethet e ndryshme të Republikës, porse pjesa dërrmuese janë nga zonat kufitare. Këta të dëbuar janë shpërndarë pothuaj në shuëm fshatra të rrethit tonë ku janë me familjet e tyre .

Veç të sipërmeve në rrethin tonë ndodhen dhe rreth 40 familje që nuk kanë vendime për shpërngulje që janë shpërngulur në vitin 1950 nga ish qarku i Korçës si Devolli, Poradeci, Kolonja etjerë. Këta të shpërngulur nuk kanë vendime pse janë shpërngulur me nxitim, pse kishin tendencën për arratisje në Greqi dhe aktivitet tjetër armiqësor. Të gjithë këta të dëbuar, e të shpërngulur me gjithë gra e fëmijët e tyre arrin shuma rreth 300 shpirt. Një pjesë e të dëbuarve banojnë në baraga të këqija në Savër, barangat janë të mbuluara me letër katërmate dhe në shumë vende rrjedhë shiu brenda. Familjet që jetojnë nër to bëjnë jetë mizerje..”.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here