Dekreti i 8 gushtit 1955 i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku miratohen 7 anëtarët e komisionit të Internim Dëbimeve.
Ky është dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i datës 8 gusht 1955, ku vendoset se cilët do të ishin 7 anëtarët e komisionit, që do të merrte vendimet për të internuar gjithë familjet shqiptare që ata mendonin se ishin rrezik për regjimin komunist.
Ky komision do të kishte në dorë gjithçka rreth fatit të tyre, si: zonën ku do të internoheshin; ndarjen e familjeve, një pjesë në një fshat e një pjesë në një fshat tjetër; kohën e internimit të tyre dhe përsëritjen e vazhdueshme të dënimit çdo pesë vjet. Më poshtë, e sjellim të plotë sipas origjinalit, dekretin e presidiumit, firmosur nga Haxhi Lleshi me 7 anëtarët e komisionit të internim dëbimeve.
Dokumenti i plotë
Republika Popullore e Shqipërisë
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Dekret
Mbi caktimin e anëtarëve të Komisionit të veçantë të parashikuar nga dekreti mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative
- - - - - - - -
Në mbështetje të nenit 4 të dekretit nr.1906 datë 2 gusht 1954
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Vendosi:
Përbërja e Komisionit të veçantë pranë Ministrisë së Punëve të brendshme të parashikuar nga dekreti nr.1906 datë 2 gusht 1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative të jetë si vijon:
1) Gjeneral-major Kadri Hazbiu – Kryetar
2) “ “ Mihallaq Ziçishti – anëtar
3) “ “ Delo Balili - “
4) “ “ Teki Kolaneci - “
5) Kolonel Rexhep Kolli - “
6) N/Kolonel Nevzat Haznedari - “
7) Major Qamil Mane - “
- – Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. –
Tiranë, më 8 gusht 1955
Nr. i dekretit: 2116
Për presidiumin e Kuvendit Popullor
Të republikës Popullore të Shqipërisë
Sekretari
Sami baholli
(firma)
Kryetari
Haxhi Lleshi
(firma)
Burimi: AQSH, F.Këshilli I Ministrave, D.1207, V 1955
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.