Dokumentet e viteve '49-'51: Ja normat e ushqimit që kishte miratuar qeveria e Hoxhës për të burgosurit e të internuarit që rraskapiteshin në punë dhe ushtarakët dhe qentë e Ministrisë së Brendshme…
Puna e rëndë dhe ushqimi tmerrësisht i varfër për të burgosurit dhe të internuarit që punonin çdo ditë nga mëngjesi në mbrëmjë me detyrim, duket sot si nje legjendë gati e pabesueshme. Si mund të punonin në punët më të rënda vetëm me bukë dhe një supe e gjitha ujë, ku mezi gjendeshin pak korra fasule apo oriz?
Dokumentet arkivore e dëshmojnë plotësisht trajtimin e mizor të të burgosurve dhe internuarve, të cilët i vinin çdo ditë para kërcënimit të urisë.
Qeveria e drejtuar nga Enver Hoxha kishte miratuar në vitet 49-51 normat ditore të ushqimit për policët, ushtarakët, të burgosurit, të internuarit, qentë e policisë e të ushtrisë dhe kafshëve të tjera që përdorte Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes. Ajo që bie në sy nga tabelat e normave, që kishte caktuar Hoxha është diferencimi i tmerrshëm i këtyre kategorive. Ushtarët, oficerët e Minsitrisë së Brenshme dhe deri qentë e tyre merrnin çdo ditë më shumë se dyfishin e normës së ushqimit krahasuar më të burgosurit e të internuarit që punonin në sektorët më të rëndë, si: në tharje kënetash, miniera, ndërtime rrugësh, fabrikash, uzinash, etj.
Tabelat që sjellim më poshtë tregojnë menunë e pasur ushqimore të ushtarakëve në konvalishenca, menunë ditore të qenve të Minsitrisë së Brendshme dhe e paralelsiht me ta menutë e të burgosurve politikë e të internuarve që bënin punë të detyruar në frontet më të vështira.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.