Torturat në burgun e Burrelit, zbulohet letra e Dom Simon Jubanit

0
233
blank

Në letrën dërguar Komitetit Qendror, kleriku Dom Simon Jubani përshkruante torturat që ju bëheshin të burgosurve në Burrel

Zbulohet për herë të parë letra e klerikut, Dom Simon Jubanit, në Burgun e Burrelit, e shkruar në vitin 1971 për Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Letra është publikuar nga studiuesi, Kastriot Dervishi. Në letrën dërguar Komitetit Qendror, Dom Simon Jubani përshkruante torturat që ju bëheshin të burgosurve në Burrel. Dom Simon Jubani, i cili rridhte nga një familje e devotshme katolike nga Shkodra, vuajti 21 vite burg në burgjet e diktaturës, ndërsa në vitin 1991 mbajti meshën e parë në Kishën Katolike, pas rrëzimit të regjimit.

Dom Simon Jubani ishte ndër të burgosurit politikë më të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së regjimit komunist. U dënua radhazi 6 herë duke qëndruar në burg në vitet 1964-1989. Në letrat që drejtonte asnjëherë nuk shprehte lutje dhe nuk e fshihte faktin se ishte antikomunist e kundër regjimit. Më poshtë, do gjeni një letër në të cilën bëhen të njohura torturat anësore në burgun e Burrelit.

blank

***

Komitetit Qendror

Tiranë

Nga torturat më shtazarake që përsojmë në burgun e Burrelit s’pari është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndizet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin. E dyta (është) zhurma që nuk pushon ditë as natë.

Nuk pretendoj të kem banjo ashtu sikuse thuhet se kemi, as nuk kërkoi me na çlirue prej shputave, grushteve, fyerje të përditshme, por u lumet shumë urdhëroni autoritetit e Burrelit të na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën, të na çlirojë prej zhurmave që na shkatërruan sistemin nervor, s’pakut mos të kena zhurmë kur flejmë.

Për arsyet e naltpërmenduna janë ba shumë greva urie, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue me u shlodhë në birucë, pa tesha, në çimento për ditë dhe net, shumë protesta dhe ankesa janë drejtuar deri në Tiranë, por mjerisht, burgu i Burrelit, vazhdon të mbetet simboli i terrorit brenda e jashtë atdheut.

Kaq për njoftim

I burgosuri, Simon Jubani

Burrel, 16.12.1971

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here