Udhëtimi i nënës drejt burgut!

0
804
blank

“Erdhi nëna. Doli oficeri i rojes e i tha që nuk mund të më takonte. “Merrni ushqimet të paktën”, i tha nëna, por ai nuk pranoi as ushqimet... Kur po kthehej me çantën e ushqimeve, rrugës kish takuar një nënë tjetër, me një djalë të vogël për dore. E kish pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është në burg”, i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që nuk kishte  asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”

Ka qenë shumë e vështirë të ishe nëna e një 15-vjeçari të dënuar në burgjet komuniste. Nëna i qante birit vuajtjen e ngujimit, vuajtjen e urisë dhe më së shumti, vuajtjen nën turturë. Me mijëra nëna vuajtën dhimbjen për bijtë e tyre nëpër burgjet komuniste, gjatë 50 viteve të regjimit komunist. Mijëra të tjera i qanë djemtë e tyre të vdekur pa varr. Të tjera u ndanë për jetë me bijtë e tyre, se u detyruan të lënë atdheun për t'i shpëtuar diktaturës. I tillë ishte regjimi komunist, që më së shumti e kanë vuajtur nënat. Por ato nuk u dorëzuan kurrë. Në kushte të vështira dhe nën persekutim të vazhdueshëm, ato i ndoqën bijtë e bijat burg më burg, iu dhanë bukë e kurajë, i mbajtën gjallë me dashuri e përkujdesje aq sa mundeshin, përmes hekurave.

Rrëfim për një udhëtim të dhimbshëm të nënës drejt burgut, vjen nga Reshat Kripa, i cili njohu hekurat e burgut, qysh në moshën 15-vjeçare.

Erdhi nëna. Ajo nuk e dinte si ishte puna dhe po priste për takim. Doli oficeri i rojes e i tha që isha i dënuar, dhe nuk mund të më takonte. Nëna i tha: “Merrni ushqimet të paktën!” Dhe ai nuk pranoi as ushqimet. Në atë kohë, të vije deri në Bulqizë, donte dy ditë. Plus që ajo kishte shkuar edhe në Tiranë, se në kohën që unë isha në Bulqizë, Besniku ishte në kampin e Rinasit. Nga ana tjetër, vajtja te Besniku kishte qenë një tjetër aventurë për të: kur po kthehej nga Besniku, në Tiranë e zuri nata rrugës. Ajo do të shkonte te motra, Drita. Në atë orë, makina nuk kishte në lëvizje, dhe kish mbet në mes të rrugës. Pati parë një grua që po kalonte bashkë me të birin dhe me një lopë. Kur e pa ashtu vetëm, ajo i qè drejtuar nënës: “Nga të kemi?” i tregoi nëna e gjorë se kishte qenë të vizitonte të birin në burg dhe nuk po gjente një mënyrë të kthehej. Gruaja atëherë i kish thënë: “Hajde nga ne sonte!” Atë natë, nëna pat fjetur atje, pastaj të nesërmen qe nisur për në Bulqizë. Kur i thanë që nuk mund të më takonte iku. Rrugës kishte pas takuar një nënë tjetër, me një djalë të vogël për dore. Nëna e kishte pas pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është brenda.” i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që gruaja nuk kishte pasur asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here