“Varri i hapur” i krimeve të komunizmit

0
184
blank

"Rreth 6,000 shqiptarë u vranë nga qeveria shqiptare ose nga agjentët e epokës komuniste"

Nga Matthew Brunwasser,  New York Times

Shtejfën Kurti, një prift katolik 73 vjeçar, u ekzekutua në vitin 1971 për kryerjen e një pagëzimi, autoritetet komuniste nuk e vunë ujin në zjarr për të informuar familjen e tij. Lajmin e fatit të tij e mësoi i vëllai i cili kishte shkuar t’i çojë ushqimin në burg.

“Mos u kthe”, i tha një rojë të vëllait. “Ai nuk do t’ja ketë më nevojën.”

Rreth 6,000 shqiptarë u vranë nga qeveria shqiptare ose nga agjentët e epokës komuniste. Ata janë klasisikuar si “zhdukje me forcë” në gjuhën e Ligjit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Nga vendet e ish-Bllokut Lindor, Shqipëria kishte regjimin më të ashpër dhe më të izoluar. Enver Hoxha, një stalinist i theksuar,  krijoi disa aparatura shtypëse të cilat sfiduan vdekjen e tij në vitin 1985 dhe mbajtën gjallë regjimin e tij deri në vitin 1991.

Edhe pse në rajon drejtësia për periudhën komuniste mbetet e pakapshme, Shqipëria dallohet si një nga vendet e pakta që nuk kanë krijuar një institucion për t’u lehtësuar qytetarëve aksesin në dosjet e tyre sekrete në polici, siç ndodh në vende si Rumania dhe ish-Gjermani Lindore.

Vazhdimi i tregimit…

Kjo do të ndryshojë: Një komision i ri është ngarkuar për hapjen e dosjeve të sigurimit , të dosjeve të sigurta policore të Shqipërsië në epokën komuniste dhe verifikimive të kandidatëve për poste publike për të parë nëse ata kanë bashëkpunuar me makineritë shtypëse të regjimit komunist.

Kryeministri Edi Rama, tha se kjo përpjekje, rezultat i një ligji të 2015 që ai e ka mbështetur, do të ndihmojë në mbylljen dhe zvogëlimin e spekulimeve që zyrtarët e sotëm  kanë përfituar në lidhjet e tyre në epokën komuniste.

Shqipëria, një vend i madhësisë Masaçusets me tre milionë banorë, u anëtarësua në NATO në vitin 2009 dhe në vitin 2014 u bë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por ky vend kodrinor dhe malor i Ballkanit, i cili fitoi pavarësinë nga pushtimi i perandorisë Osmane një shekull më parë, është ende një nga vendet më të varfëra në Europë. Shumë shqiptarë janë larguar për të punuar në vende si Itali, Greqi dhe Gjermani.

Aq i ngadaltë është ritmi i sektorit publik në Shqipëri që pothuajse pas dy vitesh që parlamenti miratoi ligjin për krijim e komisionit, ai ende nuk ka filluar punën.

Duke u lodhur nga pritja me dekada që qeveria të veprojë, disa të afërm të viktimave i kanë marrë gjërat vetë në duar. Në vitin 2010, Nikolin Kurti, nipi i At Kurtit, një farmacist në pension, ka huazuar një buldozier dhe ka kaluar dy muaj duke kryer gërmime për zhvarosjen e një varri masiv në malin e Dajtit, në periferi të Tiranës.

Kurti, 66 vjeç, tha se kishte zbuluar 21 skeletë të cilat i kishte vënë në qese mbeturinash dhe më pas i ka dërguar në zyrën e hetuesisë në Tiranë, në të cilën ato ndodhen akoma. Ai pagoi testimin e ADN-së për një nga skeletet me kockë të deformuar në këmbë, siç e kishte pasur dhe xhaxhai i tij, por nuk i rezultoi asnjë përputhshmëri. Dy vjet më vonë, ai gjeti një dokument ku thuhej se trupi i xhaxhait të tij iu dha një universiteti mjekësor për autopsi nga studentët.

“Kjo duhet të ketë ndodhur 25 vite më parë,” tha z.Kurti. “Shumë prej njerëzve që dinë ndonjë gjë në lidhje më këtë ose kanë vdekur ose janë larguar nga Shqipëria”. Kurti gjithashtu nuk ka në plan të kërkojë dosjet e tij sekrete të policisë. “Ka kaluar shumë kohë, tani është e parëndësishme”– thotë ai.

Kurti theksoi se Hajredin Fuga, prokurori cili nënshkroi urdhrin e ekzekutimit për dajën e tij për veprën kapitale të “propogandës fetare”, më vonë u bë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse këto fotografi do të hapeshin në 1992, ai nuk do të ishte bërë kurrë gjykatës”- tha zoti Kurti.  (Gjyqtari Fuga vdiq në vitin 2012)

Ligji i ri nuk e detyron qeverinë të publikojë rezultatet e kërkimeve për të heuqr zyrtarë nga pushteti në qoftë se atyre u janë gjetur materiale që kanë marrë pjesë në shtypjen e epokës komuniste.

Shumica e dosjeve të sigurimit janë në arkivin e Ministrisë së Brendshme. Ish-drejtori i arkivit, Kastriot Dervishi, 45 vjeç, tha se nuk ishte optimist që shumë njohuri do të nxirreshin nga dosjet. “Gjatë regjimit komunist, 90% e dosjeve ishin shkatërruar nga një rutinë çdo pesë vjet”-thotë ai.  Dosjet që konsideroheshin më të rëndësishmet për tu ruajtur , janë shkatërruar nga zyrtarët të cilët donin të mbronin veten duke fshirë provat nga krimet e tyre.

Z.Dervishi vlerësoi se dokumentet që kanë mbijetuar janë shembuj të rëndomtë nga 12,000 dosje apo më shumë grumbullime, 10% e totalit që nga mesi i vitit 1944 kur Hoxha mori pushtetin, deri në 1991. Shumica e tyre ishin në pjesën e hershme të kësaj periudhe.

“Njerëzit janë të interesuar vetëm në një gjë: Kush ishte bashkëpunëtor?”– tha z.Dervishi. Ata nuk do t’a gjejnë përgjigjen për askënd që është gjallë parashikon ai.

Ata që kanë emrin në listën e spiunëve të sigurimit nuk do të thotë që kanë ndihmuar në shtypjen apo dëmtimin e personave të tjerë. Rreth gjysma e spiunëve nuk kanë dhënë ndonjë informacion të rëndësishëm. Shumë ishin të detyruar të bashkëpunojnë me anë të kanosjes ose kërcënimit të anëtarëve të familjes së tyre.

“Shqipëria po kalon ngadalshëm, hap-pas-hapi evolucionin për të lënë pas të kaluarën,” tha Henrikas Mickevicius, një anëtar i një grupi pune i OKB-së për zhdukjet me forcë i cili vizitoi Shqipërinë në muajin dhjetor. Ai është nga Lituania, dhe ka kaluar dhe vetë procesin e konfrontimit të të kaluarës sovjetike.

Detyra për të gjetur eshtrat është bërë më e vështirë se kudo në Europën Lindore pasi sistemi komunist shqiptar nuk ka kaluar kurrë në procesin e “de-Stalinizmit”.

Josip Broz Tito, udhëheqësi i Jugosllavisë fqinje, prezantoi një formë më liberale të socializmit pas prishjes me Stalinin në vitin 1948 . Hosha i ndërpreu lidhjet me Moskën në vitin 1961, duke akuzuar pasardhësin e Stalinit, Nikita S. Khrushchev, si tradhtar i parimeve markisiste. Edhe në dekadën pasi gulagët e Stalinit u çmontuan, shqiptarët vazhduan të torturohen dhe të burgosen deri në vitin 1991.

Në vijimin e hapjes se dosjeve të sigurimit dhe kërkimit të provave të bashkëpunuesve, Shqipëria ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Persaona të Zhdukur e cila do t’i hapë rrugë një përpjekjeje zyrtare për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e të zhdukurve. Negociatat janë duke u krijuar për të bërë një projekt një vjeçar në dy vende të varrimit, Ballsh dhe Dajt, ku eshtrat që do të mblidhen do të krahasohen me ADN-të e të mbijetuarve të viktimave.

I financuar nga Bashkimi Europian, projekti do të jetë përpjekja e parë zyrtare e Shqipërisë për të gjetur dhe identifikuar të zhdukurit.

Bashkëpunimi kërkon arritjen e një marrëveshjeje komplekse qeveritare që përfshin çështjet diplomatike, ligjore dhe shkencore; vendosja e një zinxhiri paraburgimi për prova fizike si dhe lejimin e aksesit të të dhënave konfidenciale të qeverisë në bazën e të dhënave të të mbijetuarve. Çdo varr është trajtuar si një skenë e mundshme krimi.

“Nuk jam optimist,” thotë Fatos Lubonja, 66 vjeç, i cili ka shkruar një autobiografi të 17 viteve të tij në burgjet komuniste dhe kampet e punës, i dënuar se kishte kritikuar Hoxhën në një ditar privat të cilin ja kishte zbuluar policia.

Zoti Lubonja tha se në qoftë se qeveria kërkon me të vërtetë pajtimin me të kaluarën e saj, ajo mund të ofrojë amnisti dëshmitarëve, apo edhe autorëve të dhunës politike, në shkëmbim të informacionit se ku mund të jenë varrosur trupat.

Zoti Lubonja tha gjithashtu se anëtarët e të dyjave partive kryesore, socialistët e zotit Rama (partia komuniste e ri-emëruar) dhe demokratët anti-komunist, ishin kompromentuar gjatë epokës komuniste. Në vend që ti përdorin dosjet si instrumente për të ngritur të vërtetën, tha ai, palët kanë vendosur ti përdorin ata si armë shantazhi për të sulmuar kundërshtarët si bashkëpunëtorë.

“Kjo është vetëm një luftë në mes grupeve banditeske që përdorin çdo armë në dispozicion kundër njëri-tjetrit”, tha zoti Lubonja. “Për përpjekje mund t’i lutemi qeverive perëndimore, po një llogari e vërtetë nga e kaluara duhet të vijë nga vetë shqiptarët.”-tha ai.

/newyorktimes/

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here