Viktimat e komunizmit shqiptar nderohen në Washington DC

2
204
blank

Në kryeqytetin amerikan u nderuan viktimat e komunizmit në botë. Ceremonia këtë radhë përkon me 30 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit dhe 70 vjetorin e krijimit të NATO-s. Në ceremoninë e zhvilluar në Uashington morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nderim i veçantë iu bë figurës së Dom Shtjefën Kurtit i cili në kohën e regjimit komunist në Shqipëri u pushkatua vetëm se pagëzoi një fëmijë. Dom Shtjefën Kurti është një nga 38 martirët shqiptarë që shpalli Vatikani dhe që u lumnua në vitin 2016. Siç njofton korrespondenti i VOA-s Burim Goxhuli, të mbijetuarit e komunizmit vlerësojnë lart figurën e tij dhe të gjithë të tjerëve që nuk iu nënshtruan diktaturës.

"Dega e Vatrës në Washington DC në përkujtiminn e Viktimave të Komunizmit në Washington DC. Ceremonia në kujtim të vendeve që kanë vuajtur dhe vuajnë ende sot nga Komunizmi. Dega Washington DC ishte dega e parë në Vatër që vendosi marrëdhënie  me Fondacionin e Viktimave të Komunizmit dhe do vazhdojë këtë traditë e përkujtimit të atyre që humbën dhe vuajtën nga barbaria Komuniste", njofton Dega e Vatrës në Washington DC.

Në Uashington nderohen viktimat e komunizmit

Edhe këtë vit në kryeqytetin amerikan u nderuan viktimat e komunizmit në botë. Ceremonia këtë radhë përkon me 30 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit dhe 70 vjetorin e krijimit të NATO-s. Në ceremoninë e zhvilluar në Uashington morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Nderim i veçantë iu bë figurës së Dom Shtjefën Kurtit i cili në kohën e regjimit komunist në Shqipëri u pushkatua vetëm se pagëzoi një fëmijë. Dom Shtjefën Kurti është një nga 38 martirët shqiptarë që shpalli Vatikani dhe që u lumnua në vitin 2016. Siç njofton korrespondenti ynë Burim Goxhuli, të mbijetuarit e komunizmit vlerësojnë lartë figurën e tij dhe të gjithë të tjerëve që nuk iu nënshtruan diktaturës.

Geplaatst door VOA - Zëri i Amerikës op Zaterdag 15 juni 2019

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

2 COMMENTS

  1. Vatren ne Usa e drejton djali i nje ish-hetuesi Petraq Mishto ish hetues ne Shkoder, i biri kryetar i Vatres ne Usa. Cmenduri

  2. O moderator mos i fshij komentet , jam me dy te pushkatuar ne shtepi, dhe me vjen keq qe i beni reklame Dritan Mishtos djalit te ish hetuesit dhe vellait te ish shikasit te Fatos Klosit, nipit te Ksenofon Krisafit. Dritan Mishto ka qene dhe Drejtor Juridik i Ministrise se Kultures kur minister ka qene Edi Rama. Verifikojeni e do shifni se ku ju a ka fut Sigurimi Shtetit kolonen e 5-te.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here