Dokumentet që dëshmojnë grabitjen e paprecedentë që ju bë gjithë tregtarëve shqiptarë gjatë vitit 1945. Ja lista me mallrat që i kishin marrë me forcë një tregtari në Fier…
Termi “rekuzoj" është shumë i përhapur në dokumente te muajve të parë të 1945, kur një fenomen kriminal kishte nisur të përhapej në gjtihë shtresat e tregtarëve shqiptarë marrja me forcë e mallrave në dyqane pa pagesë dhe pa i dëmshpërblyer më vonë.
Me “urdhër nga lart”, elementë të “Ushtrisë Nacional Çlirimtare” ia behnin nëpër qytete dhe merrnin me forcë mallrat e dyqaneve, kryesisht veshmbathje e stofra por edhe ushqime e asortimente të tjera. Ndaj këtyre aksioneve në fillim tregtarët kishin reaguar ashpër, por pushteti tregonte forcën e armëve dhe kamionët mbusheshin me mallrat e tregtarëve shqiptarë e më tej s’dihet ku përfundonin.
Një fakt interesant mbi fatin e këtyre mallrave jepet në librin “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948”, ku tregohet se stofrat cilësorë të rrëmbyera nga dyqanet e tregtarëve shqiptarë përfundonin në Jugosllavi. Ky fakt përforcohej në libër nga një dokument partiak i 1984 ku thuhej se “si i grabitën jugosllavët(me miratimin e krerëve komunistë shqiptarë) mallrat e tregtarëve tanë”.
en.kujto.al sjell përherë të parë një dokument të rëndësishëm mbi këtë grabitje të komunistëve dhe mbi mënyrën si funksiononte rekuizimi i mallrave të tregtarëve. Nga fjalori ynë kemi këtë shpjegim për termin rekuizoj: “ Marr me detyrim, me shpërblim ose përkohësisht prodhime, mjete a sende të tjera për nevoja të përgjithshme ose ushtarake në disa raste të veçanta…” në ndryshim nga ky shpjegim komunistët nuk i paguan dhe nuk i dëmshpërblyen asnjëherë tregtarët e grabitur në gjithë Shqipërinë.
Dokumenti që flasim është i 27 shkurtit 1945 dhe është një listë e gjatë mallrash që i ajnë marrë me forcë një tregtari në Fier.
Lista i niset Komitetit Qendror të PKSH-së në Tiranë bashkë me një raport të hartuar nga Koço Xhori.
Ja si e shpjegon ai fenomenin:
“Me 8 shkurt (1945) mbriti në Fier Intendenti i komandës së qarkut të Vlorës dhe paraqitet së bashku me Intendentin e rrethit të Fierit tek kryetari i Këshillit të Fierit dhe e vë në dijeni se ka urdhër të rekuizojë 1/5 e mallit të tregtarëve. Kur kryetari i kërkoi urdhrin dhe kriterin e rekuizimit, Intendenti përgjigjet se ka urdhër prej eprorëve dhe duhet të veprojë vetëm, atëherë kryetari i thotë “ kot më pjet atëherë kur ke një urdhër të këtillë që nuk kërkon bashkëpunimin t’onë”. Kryetari i Këshillit mori në telefon këshillin e prefekturës së Vlorës që të skjarohej mbi këtë veprim dhe këta mbasi pjetën Komandën e qarkut u përgjegjën se është urdhër epror dhe të lihen të lirë në verimet e tyre. Intendenti i qarkut së bashku me Intendentin e rrethit shkojtën nëpër tregtarë dhe tue u thën e kemi urdhër të rekuizojmë 1/5 e mallit pa dhënë asnjë shpagim. Tregtarët refuzuan tue thënë se një gjë e tillë është jashtë rregullave dhe nuk ka bërë vaki në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, atëherë Intendentët nxuar vetë mallin prej dyqanve dhe e ngarkuan nëpër kamiona që i drejtuan për Vlorë. Nga tregtarët është tërhequr gjithë pëlhura dhe stofa për kostume civile që për ditët e pazarit s’kishin asnjë metër që tu shisnin katundarëve. Shifet haptazi që rekuizimi është pa vend por dhe pa farë kriteri. Bashkangjitur do gjeni dy lista mallrash që munda të merrja prej dy tregtarëve….”
Itendenti për të cilin flet Koço Xhori në këtë raport, ka nënshkruar me dorën e tij në fund të listave të mallit që i ka marrë me forcë tregtarit nga Fieri Lici Xega. Ai nënshkruan Thoma Prifti. Ja listat e mallrave që kapnin shifrën e mbi 240 mijë frangave shqiptare.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.