Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar.
Në dhjetor 1945, u arrestuan në masë dhjetëra klerikë e besimtarë katolikë, 39 prej të cilëve u dënuan nga gjyqi i montuar ushtarak me dënime të rënda. Më 4 mars 1946, u pushkatuan në Zall të Kirit, 7 martirët:
Patër Gjovani Fausti, patër Danjel Dajani, patër Gjon Shllaku, seminaristi Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi dhe Frano Mirakaj.
Në vitet e pushtetit komunist, u pushkatuan dhe u mbytën në tortura, 57 martirë të shquar të kishës katolike, u burgosën dhe u internuan 93 klerikë, 31 u detyruan të arratisen, të tjerët u persekutuan dhe u përjashtuan nga shërbimi kishtar.
Shkurt, 100% e klerit katolik u asgjësua.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.
Cfarë komenti kërkoni, e prej kujt?
Unë jam indiferent
Ti je i tillë
Ai, Ajo po' ashtu!
Ne jemi
Ju jeni
Ata, Ato pra të gjithë jemi të poshtër, maskarej, frikacakë....