Kapiteni që luftoi kundër italianëve u vra me urdhër të Hoxhës dhe Shehut

0
112
blank

Ndër pushkët e para që u zbrazën kundër pushtuesve italianë në Luftën e Dytë Botërore ishte edhe ajo e Gafur Jegenit. Është shënuar në librat e historisë si beteja e Bestrovës, ku mbi 120 luftëtarë nga Vlora, të udhëhequr nga kapiten Gafur Jegeni dhe personalitete të tjera bënë rezistencë të fortë kundër ushtarave italianë që zbarkonin pranë zonës së Ujit të Ftohtë. Për këtë betejë flet edhe Guzzoni, ish-komandant i trupave ushtarake italiane. “Rezistencën më të madhe në Shqipëri, forcat e mia ushtarake e patën në Bestrovë të Vlorës, ku mu vranë dhjetëra ushtarë nga forcat vullnetare mbrojtëse të Vlorës”-shkruan ai në kujtimet e tij. Emri i kapiten Gafur Jegenit, ishte ndër të parët në listën e personave që duhet të arrestoheshin nga italianët. Ai arrestohet dhe më pas gjyqi vendosi dënimin me vdekje, por që më vonë iu konvertua në burg dhe e dërguan për të vuajtur në kampet e dënimit në Itali. Kapiten Jegeni lirohet nga burgu në vitin 1943 dhe ktehet në Shqipëri. Nuk u përzie më kurrë me luftën, ndoshta duke e kuptuar se revashi komunist ishte po aq i rëndë sa një pushtues i huaj. Por ky ushtarak i ish-mbretërisë Shqiptare, që kishte luftuar kundër italianëve, nuk do të lihej i qetë. Më 21 shkurt 1951 Gafur Jegeni arrestohet si i “dyshuar” për organizimin dhe hedhjen e bombës në ish-Ambasadën Sovjetikë në Tiranë. Hartuesit e “listës së vdekjes” ishin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, të cilët gjetën shkak për të spastruar personalitete që i mendonin si kundërshtarë, mes tyre ishte edhe kapiten Jegeni. Edhe para torturave çnjerëzore që iu bënë në qeli, Jegeni pranoi se kishte qenë ushtarak në kohën e Mbretit Zog, por kishte luftuar për atdheun dhe nuk e pranoi akuzën për terrorizëm dhe se të kishte gisht në hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike, që nuk shkaktoi asnjë të lënduar, por vetëm disa xhama të thyer… Bashkë me 21 inteketualë të tjerë të Tiranës, kapiten Gafur Jegeni u pushkatua pa gjyq, mbrëmjen e 26 shkurtit 1951 në fshatin Mënik të Tiranës.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here