Në shërbim të Sigurimit, deri në moshën 80 vjeç, në vitin 1959 një i moshuar nga një fshat i Librazhdit, i kërkon ndihmë qeverisë ta mbështesë financiarisht. Nezir Ç. shkruan në letër se si kishte kaluar në ish-Jugosllavi në qershor 1949 me dijeninë e shefit të sigurimit Poradec me shërbim (me shumë gjasë për të gjurmuar të arratisurit shqiptar të atyre viteve). Në vitin 1949, Nezir Ç ka qenë 70 vjeç. Ai thotë se pasi kishte shkuar në ish-Jugosllavi me shërbim ka mbetur atje për shumë kohë, pasi ishte burgosur nga autoritetet jugosllave dhe ishte kthyer në Shqipëri pas amnistitsë që kishte bërë regjimi për të arratisurit shqiptar.
Arsyeja që 80-vjeçari e zbulon pozicionin e tij në shërbim të Sigurimti të shtetit, është nëvoja sipas tij për ndihmë ekonomike, pasi aid he gruaja mbi të 70-tat nuk kishin mundësi të punonin e të të nxirrnin jetesën.
Bashkëngjitur shkresa e 80 vjeçarit, dërguar kryeministrisë në vitin 1959.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.