Demaskimi fshatçe i armikut të klasës, gjyqet komuniste në Vlorë

0
521
blank

Historia tronditëse në fshatin Vranisht në vitin 1960, kur nipi sigurims demaskonte e tallej me kufomën e dajos së tij kulak, Beqir Metja

Pas vitit 1960, diktatori Enver Hoxha, dërgoi me mision në fshatrat e Lumit të Vlorë, oficerë të latë të Sigurimit të Shtetit, të maskuar si zyrtarë të lartë të kooperativave bujqësore gjoja “vullnetar”, për të komanduar dhe thelluar luftën e klasave. Ata u emëruan kryetar kooperative: në Kuç Avdul Hakiu, në Vranisht Maman Saliu dhe Cobo Shakaj, në Smokthinë Gilo Lamja, shoqërues i Mehmet Shehut për 20 vjet, në Brataj Hajredin Meçe, në Tërbaç Islam Gjondeda, përsërisim se të gjith këta ishin oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit.

Padyshim që ata e kishin krejt të pamudnur të drejtonin sektorine bujqësisë, u  kuptua hapur se ishin atje për tjetër mision. Dëshmia gjendet në librin e autorit Bardhosh Mici, “masakra komuniste ën Vranisht në vitet 1943-1990.

Në Vranisht thotë autori këta “vullnetarë” të Partisë “nxitën dhe organizuan një luftë klase të ashpër, duke tejkaluar përmasat e asaj lufte që u bë në zona të tjera, apo në gjith vendin, veçanërisht dsikriminuese qe organizimi i gjyqeve fshaçe!”.

Sipas dëshmisë së mbështetur në dokumente arkivore, Beqir Metja një banor i Vranishtit u vra nga forcat komuniste i akuzuar si kulak. Ai u varros me arkivol dhe pllaka betoni, ndërkohë që dy “vullnetarët” e Partisë, ish oficerë të lartë të Sigurimit, vendosën të bëjnë demaskimin fshaçe të Beqir Metes, pas vdekjes, si dhe të afërmve të tij të cilët e kishin varrrosur kulakun me nderime! Duhet thënë se dy “vullnetarët” Maman Saliu dhe Cobo Shakaj, e kishin të afërt kulakun: njeri e kishte dajo, vëllain e nënës dhe tjetri e kishte dajon e gruas, por komunistët nuk e njohin familjen dhe gjaksinë, ata kanë “Partinë mbi të gjitha”, kështu kur e duan interesat e partisë ata dorëzojnë apo spiunojnë edhe familjen edhe dajon edhe xhaxhanë, siç bënë në këtë rast komunistët “vullnetarë” të Vranishtit.

Për të larë duart si Pilati, dhe që proçesioni çnjerëzor, të kishte efektin e duhur, “vullnetarët”, thirrën nga Kuçi Abdul Hakiun edhe ky “vullnetar” dhe oficer i lartë i Sigurimit. “Prokurori” nga Kuçi mblodhi gjith fshatin në dhomën e kulturës dhe filloi demaskimin, duke thirrur: Përse nuk e hodhët në përrua këtë kërmë?!

Autori evidenton se në Vranisht, ishin 30 familje që ishin goditur nga lufta e klasave.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here