Dokumenti i 1954 ku Enver Hoxha sulmon Taho Sejkon, "është çam, nuk duhet emëruar"

0
444
blank

Shqiptarët nga krahinat e ngelura jashtë njësisë politike të Shqipërisë, nga krahinat e Çamërisë dhe Kosovës kanë qenë vazhdimisht të poshtëruar e keqtrajtuar nga regjimi internacionalist proletar i Enver Hoxhës. Sipas studiuesit kastriot dervishi, "mbeten jo plotësisht të qarta arsyet pse ky regjim antikombëtar kishte aq urrejtje e politikë goditjeje ndaj kosovarëve dhe çamëve. Disa prej shkaqeve mendohet se lidhen me veçorinë e regjimit apo formën klanore e krahinore që ai mori, shto këtu karakteret e shtrembra të drejtuesve të partisë e të shtetit".

Në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit 1954, mes të tjerave diskutohen kandidaturat për kryetarët e komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve (pak a shumë ishin në rolin e kryetarit të bashkisë sot). Pavarësisht se ishte këshilli popullor që bënte “zgjedhjen”, në të vërtetë, ajo diktohej nga Byroja Politike, e cila e kishte në tabelën e emërtesave të saj këtë funksion. Enver Hoxha shprehet kundër emërimit të Taho Sejkos si kryetar i komitetit në Delvinë se ishte çam. Vendoset që të emërohet Menella Bulka. Argumente i përdorur se në Delvinë “kishte shumë çamë” nuk shkonte sepse pjesa më e madhe e popullsisë çame ishte vendosur në vende të tjera si në Vlorës, Fier, etj.

Taho Sejko u arrestua më 28.7.1960 dhe më pas u dënua me vdekje e u pushkatua. Nuk i pranoi akuzat imagjinare të regjimit.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here