Dokumenti i 10 shkurtit 1945, ja lista me 40 të arrestuar, kryesisht bujq nga Shkodra, armiq të regjimit

0
470
blank

Një listë me 40 të burgosur, të cilët ishin arrestuar brenda 4 ditëve, kryesisht në zonat përreth Shkodrës, dëshmon se sa e rreptë ishte lufta që ju bë popullsisë së veriut nga forcat komuniste në shkurt të vitit 1945. Arrestimet janë bërë të gjitha në datat 7, 8, 9 dhe 10 shkurt 1945 dhe shumica dërrmuese e të arrestuarve janë bujq, por edhe punëtorë e ndonjë tregtar a klerik. Arresitmet janë kryer nga Shtabi i Brigadës së II të Mbrojtjes së Popullit drejtuar nga Petro Bullati, komandant dhe Lako Polena, komisar. Dokumenti me ofron të dhëna  të rëndësishme mbi këta 40 të burgosur, çka e pasuron databazen e arkivit tonë on-line. Më poshtë lista e plotë me tënat që ofron dokumenti qe ruhet në Aqsh në Fondin 14, dosja 215, fl. 22.

Lista e plotë

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit V.F.L.P.

Nr. 43/100 Shkodër me 10/2/1945

LISTA E TË BURGOSURVET

Ndrek Loka i biri i Dilës  dhe Lokës, lindur në Juban më 1880, bujk, arrestuar më 7/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Osman Ramadani i biri i Zybes dhe Ramadanit, lindur më 1880, në Vukatan, bujk, arrestuar më 7/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Gjel Halili, i biri i Baftes dhe  Halilit, lindur në Vukatan më 1905, bujk, arrestuar më 7/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Avdil Ramadani i biri Zybes dhe Ramadanit, lindur më 1908, në Vukatan, bujk, arrestuar më 7/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Musa Ramadani i biri Zybes dhe Ramadanit, lindur më 1910, në Vukatan, bujk, arrestuar më 7/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Halil Uk Dema i biri i Zades dhe Ukës, lindur më 1925, në Shkodër, punëtor, arrestuar më 7/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Ramis Isufi i biri i Gonzhes dhe Zenelit, lindur më 1910 në Podgoricë, tregtar, arrestuar më 8/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Sali Osmani, i biri i Merjemes dhe  Osmenit, lindur më 1905 në Shiq, me profesionbujk, arrestuar më 8/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Ramadan Sadiku, i birir i Hatos dhe   Sadikut, lindur në Mushan më 1903, me profesion bujk, arrestuar më 8/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Taip Duda i Mines dhe  Rexhepit, lindur në Shiq më 1902, me profesion bujk, arrestuar më 8/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Tish Toma i biri i Lezes dhe  Tomës, lindur në Shiq më 1915, me profesion bujk, arrestuar më 8/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Met Halili i biri i Vaçes  dhe Halilit, lindur më 1905 në Koplik, me profesion bujk, arrestuar më 8/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Jovanka Karaçiç e bija e Stefës dhe Ristos, lindur në Plavë më 1903, shtëpiake, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Marko Karaçiç i biri i Joka dhe Miluti, lindur në Plav më 1900, hotelier, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Roberto Simonoviç i biri i Rozës dhe  Franos, lindur në Tivar më 1923, me profesion berber, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Bogdan Negadiç i biri i Stefa dhe Risto, lindur në Plavë më 1904 nënpunës, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Gaqo Thomo i biri i Aleksan dhe Kristos, lindur me 1908 në Korçë, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Ymer Mustafa i biri i Bedrijes dhe  Mustafës, i lindur më 1909 në Shkodër, sipërmarrës, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Shaqir Isa i biri i Zades dhe Isait, lindur në Pukë më 1897, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Haxhi Laçi  i biri i Bull  dhe Selmanit, lindur ne Pukë me 1880 me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Kamber Laçi i biri i Bull  dhe Selmanit, lindur në Pukë më 1887, me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945, nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Ibrahim Zanoni I biri i Hajries dhe Zanonit, lindur në Pukë më 1915, me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Tom Gjoni i biri i Shukes dhe Gjonit, i lindur në Stajk më 1895 me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Gaspër Ndoci i biri i Ciles dhe  Ndocit, i lindur në Stajk më 1870 me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Filip Frani i biri i Prenës dhe Franit, i lindur në Stajk më 1889, me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Llok Pashuku i biri i Lulës dhe  Pashukut, i lindur në Stajk më 1880, me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Gjero Llazari i biri i Files dhe  Llazër lindur në Sheldi më 1925 me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945, nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Det Kola i biri i Dilës dhe i Kolës, lindur në Barbullush më 1923, partizan, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Jonus Mero i biri i Sabos dhe Azbiut, lindur në Delvinë më 1913, partizan, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Gjergj Hila i biri i Prenës dhe i Hilës, lindur në Kallm më 1907, me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Eles Juka i biri i Lace dhe Abdulla, lindur në Shkodër më 1901, pronar, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Pjetër Shani i biri i Mrikës dhe Markut, lindur në Kastrat më 1918, me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Zef Preni , i biri i Mrikës dhe Ndocit, lindur në Shkodër më 1917, me profesion zdrukthëtar, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Ded Dashi i biri i Cur dhe Gjonit, lindur në Shkrel më 1885 me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Llesh Nikolla biri i Mrikës dhe Nikollës, lindur në Skuraj (Mat) më 1898 me profesion bujk, arrestuar më 9/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Abdulla Nazif biri i Feridesë dhe Nazifit, lindur në Ersek më 1894 me profesion bujk, arrestuar më 10/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Sadik Lekiçi arrestuar më 10/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Dom Koliqi, biri i Ages dhe   Shanit, lindur në Shkodër, më 1902, fmaullitar, arrestuar më 10/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Pater Makaj i biri i Çiles dhe Dodës, lindur në Shkodër më 1910, famullitar, arrestiar me 10 shkurt 1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Dom Zadeja, I biri i Luke dhe Gjonit, lindur më 1892 në Shkodër, prift, arrestuar më 10/2/1945 nga shtabi i Brigadës së II, Mbrojtjes së Popullit.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

Komandanti: Kap. Petro Bullati

Komisari: Major Lako Polena

AQSH, F.14, V.1945, D.215, fl.22

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here