Abdyl Sharra, inxhinieri i diplomuar në Romë që u var në litar nga komunistët

0
424
blank

 

Abdyl Sharra, lindi në Vlorë ën vitin 1915 në një familje patriotike, mbështetëse e Pavarësisë Kombëtare, pjesë e lëvizjeve demokratike dhe atdhetare në të gjitha kohërat. Pasi kreu shkollën “Harry Fultz” në Tiranë dhe Fakultetin e Inxhinierisë në Rome, Abdyl Sharra punoi si inxhinier në tharjen e kënetës së Maliqit ku dhe u arrestua.

Ing. Abdyl Sharra kreu studimet ne Rome Itali me medalje ari. Mbas lufte rindertoi portin e Vlores, uren e Drashovices, uren e Mifolit qe u hodhen ne ere nga gjermanet. Ai bashke me ing. Kujtim Beqirin, (njeri drejtor i punimeve dhe tjetri k/ing) thane keneten e Maliqit gje qe nuk e kishin bere dot as ing austriake e as ata serb. Kanibalet e kuq i shperblyen duke i varur te dy ne vendin e punes ne Maliq.

Në tetor të vitit 1943 u vra në Vlorë Haziz Sharra 29 vjeç, në një atentat – Në 22 qershor 1945 dënohet me pushkatim vëllai i Hazizit, Muharrem Sharra, 32 vjeç. Ekzekutohet si pjesëtar i Ballit Kombëtar.

Në vitin 1946 ekzekutohet me litar me varje, inxhinier Abdyl Sharra, rreth 32 vjeç. Inxhinieri ishte një prej grupit të të pestëve që u akuzuan si sabotatorë në tharjen e Kënetës së Maliqit, si dhe agjent i shërbimit amerikan, drejtuar nga Harri Fullc.

Shyqyri Sharra, 38 vjeç, vëllai i Abdylit. Vret veten në vitin 1950 në burgun e Rrushbullit, në Kampet e Punës, akt të cilin e kryen 6 muaj para se të përfundonte afatin e izolimit.

Lekmi Sharra 36 vjeç, vëllai tjetër i Abdyl Sharrës, vdes në vitin 1953. E arrestojnë 6 muaj pas martesës, kur e shoqja ishte shtatzënë me një vajzë. Familjarët thonë se vdiq si pasojë e torturave në hetuesinë e Vlorës.

Astrit Sharra dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propogandë e tentativë arratisje. Vdes 7 vjet më pas nga sëmundja e kancerit.
Në vitin 1953 arrestohet për agjitacion dhe propagandë Muço Sharra, 65 vjeç. Vuajti dënimin prej 5 vjetësh. Vdiq në azil disa vjet më vonë.

Musa Sharra u internua familjarisht në fshatin Sherishtë të Vlorës në vitet 1950- 1954.
Hasan Sharra (djali i Astritit), arratiset me not në Sarandë. Sot ndodhet në Amerikë.
Familja e Astrit Sharrës u dënua 5 vjet në fshatin Vërmik, pas dënimit të kryefamiljarit dhe arratisjes së djalit.

Hysni Sharra dhe Ymer Sharra, vëllezër të Abdylit, larguar që para çlirimit, në Itali që në vitin 1940, nuk u kthyen më në Shqipëri. Shkak ishte edhe persekutimi i familjarëve. Aty edhe ndërruan jetë.
Muharremi, djali i xhaxhait të Abdylit, u dënua me vdekje në vitin 1945, pasi kishte bërë pas 9 muaj burg.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here