Alush Lleshanaku, historia e një qëndrestari që u vra nga komunistët

0
884
blank

Alush Lleshanaku është njërit prej luftëtarëve të qëndresës antikomuniste kundër regjimit komunist të Tiranës.  Ai u vra me 24 dhjetor 1950 në përpjekje për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës.  

Historia e tij nis që nga dhjetori i vitit 1944, kur ai u largua i plagosur nga Shqipëria. Por më pas erdhi disa herë për të organizuar qëndresën antikomuniste.
Alush Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit), Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22 shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq, grupi ra pre e tradhtisë.
Abedin Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.
Alushi nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti. Grupi operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej. Alushi u vendos në dhomën e miqve të shtëpisë. Në këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij. Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte armën, e qëllon dhe e vret.
Për të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi organizoi një legjendim (quhet përhapja e një lajmi të rremë). Trupin e Alushit e balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku improvizuan një beteje. Pas njoftimit në gazetën “Zëri i Popullit” se gjoja ai u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).
I fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh sepse nuk pranoi të dorëzohej. Disa procese gjyqësore u organizuan kundër miqve të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).
Fat të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit. Bashkëpunëtori i parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes vuajtjesh. I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së Alushit. I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të burgosurve.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here