Dokumenti i 1952, desanti Xhetan Daci dënimin me vdekje e priti duke nderuar si zogist

0
269
blank

Pavarësisht se Shqipëria kaloi një prej kolerave më të llahtarshme të njerëzimit, edhe ajo kohë ka pasur trimat e saj. Në qëndresën antikomuniste, e cila ka në themel lirinë dhe atdhedashurinë, duhet theksuar emri i desantit Xhetan Daci, i cili u rreshtua me forcat e vendit kampion të demokracisë, SHBA-së, në një kohë kur kërkohej shumë sakrifica. Xhetan Daci u mbajt i izoluar për gati një vit e gjysmë. U pyet nga hetuesi i MPB-së Stavri Xhara, një prej kriminelëve më të njohur të fushës së torturës. Nuk u thye megjithëse i izoluar. Zëvendëskryetar i Degës së Hetuesisë, Fadil Kapisyzi shkruan për qëndrimin e tij:

Xhetan Daci, qysh ditën që është kapur me zor të madh ka deponuar aktivitetin e tij, është treguar i vendosur për Legalitetin. Nga të gjitha këto paraqet rrezikshmëri shoqërore”.

Përfundimisht, Xhetani u dënua me vdekje.

Me vendimin nr.2, datë 24.1.1952, Gjykatas Ushtarake e Tiranës e përbërë nga major Mit’hat Goskova, togerët Jani Gjinopulli e Xhevdet Fishku, duke pasur pranë prokurorin toger Kulla Kulla, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 4 të ligjit 372, datë 12.12.1946 e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë të përbërë nga: Shuaip Panariti e kapitenët e I Vangjel Kocani, Mustafa Qilimi, me vendimin nr.64, datë 12.2.1952.  Interesant është një e dhënë që iu drejtua Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në relacionin e datës 18.2.1952 të kryetarit të Gjykatës së Lartë Shuaip Panariti, ndër të tjera thuhet: “Qëndrimi i tij para gjykatës ka qenë shumë armiqësor, asnjëherë nuk e ka dënuar veten për veprat e tradhtisë që ka bërë. Për udhëheqësit tradhtarë të Ballit e Legalitetit ka ruajtur respekt, aq sa disa herë ka qarë me lot nga malli e dashuria për ta. Kur prokurori jepte pretencën, ai është ngritur në këmbë dhe ka nderuar sipas sistemit zogist (me dorë në zemër).

Urdhri i ekzekutimit të Xhetan Dacit doli më 12.4.1952. U ekzekutua në zonën e njohur për ekzekutime në vitin 1952. Si shumë figura të qëndresës antikomuniste, emri i tij është i panjohur dhe rrjedhimisht i pavlerësuar. /"55", Kastriot Dervishi/

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here