Pësoi përndjekje të ashpër nga sistemi, ndërsa u burgos për dy vjet vetëm pse ishte françeskan e prift i Kishës katolike. Në sulmin e vazhdueshëm, përndjekjen dhe survejimin nga ish-anëtarë të sigurimit më 14 shkurt të vitin 1962, Atë Sirdani ndërroi jetë...
Ishte ndër mendjen e ndritura të vendit, që krahas përhapjes së besimit, misionin e tij e lidhi edhe me studime mbi historinë e Skëndërbeut dhe mjaft vepra të tjera patriotike. Atë Marin Sirdani lindi më 15 janar 1885 në Guci, studioi në kolegjin Françeskan në qytetin e Shkodrës. Më pas jeta e tij akademike njohu vetëm rritje, duke u thelluar në studimet filozofike e teologjike në Vjenë. Në vitin 1909 kthehet në Shqipëri dhe vijon misionin e tij meshtar në bashkësi të ndryshme kishtare famullitare si në Kthellë, Pishkash, Bazë, zona pranë Burrelit e Matit. Këtë periudhë e shfrytëzoi për botimin pak vite më vonë të veprës “Skenderbeu simbas gojëdhanave”. Bie në sy për kulturën e tij të gjerë dhe në vitin 1922 e thërrasin në Shkodër, pranë Kolegjit Françeskan, ku bashkë me Atë Gjergj Fishtën dhe shumë intelektualë të shquar të Shkodrës, çelin të parin lice me cikël të plotë me emrin “Illyricum”. Atë Marini jepte aty Histori dhe Doktrinë të Krishterë; në të njëjtën kohë hap lidhjet e tij me intelektualë të rinj të fushave të ndryshme në Shkodër. Emërohet drejtor i Gjimnazit dhe njëkohësisht shkruan veprat "Skenderbegu mbas gojdhanash" më 1926, "Për historinë kombëtare", monografia "Shqypnija e Shqyptarët" më 1941, "Vepra kombëtare e Françeskanëve". Ishte kohë ku ende kishte liri për shkruar e përhapur frymën e atdhetarisë. Hovin në krijimtari, Atë Marin Serdanit do ia priste regjimi komunist. Pësoi përndjekje të ashpër nga sistemi, ndërsa u burgos për dy vjet vetëm pse ishte françeskan e prift i Kishës katolike. Në sulmin e vazhdueshëm, përndjekjen dhe survejimin nga ish-anëtarë të sigurimit më 14 shkurt të vitin 1962, Atë Sirdani ndërroi jetë, duke lënë pas vepra të njohura dhe studime të thelluara mbi historinë e vendit dhe përhapjen e besimit në zonat ku shërbeu
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.