Enver Sazani, mjeku i shkolluar në Francë që u dënua me vdekje nga diktatori Enver Hoxha

0
259
blank

Enver Sazani ishte vetmë 38 vjec kur u dënua me pushkatim nga regjimi komunist, më 10 tetor 1947.  Bashkëshortja e tij franceze, bashke me bashkeshorten e Irfan Majunit, e bija e Tefik Deliallisit, e gjeten vendin e pushkatimit ne breg te lumit (afer Uzines Dinamo) . Ato germuan derisa ndeshen ne rrobat e tyre, futen letrat me emrat e tyre ne shishe, por me kot… buldozeri me vone zhduku cdo gjurme… mbas 6 muajve te pushkatimit, gruaja franceze e Enver Sazanit dhe vajza e tij u kthyen ne France, ndërsa familja e të vëllait dhe e të motrës u përndoqën gjithë jetën nga regjimi diktatorial. Kur Ramiz Alia shkoi ne Paris me 1991 per te nenshkruar “Karten e Parisit”, gruaja e Dr. Sazanit me telegram i kërkoi pafajësinë e të shoqit. Pergjigjja ishte : “Kërkesa juaj është zgjidhur juridikisht nëpërmjet ligjit nr. 7514 date 30 .9 . 1991. Një gënjeshtër pra e paturp, një fakt sa cinik aq dhe mashtrues, kur dihej se pafajësia e grupit të Dr. Sazanit, ende nuk ishte dhënë!

Doktor Enver Sazani, Lindi në Gjirokastër në vitin 1909. Përfundoi  shkelqyeshem Liceun e Korçes më pas ka kryer studimet e larta, dy vjet, ne Monpelie, pjesën tjetër në Lion. Është specializuar dy vjet të tjera për pathologji – radiologji.

Enver Sazani ishte anëtar i Degës së Clirimit Nacional të shqiptarëve të Francës (Lion 1933).  Ai ishte gjithashtu edhe partizan i çetës në Kruje – Ishëm dhe i çetës së Pezës. U zgjodh deputet në vitin 1945 deh u bë pjesë e grupit të deputetëve që u shpallën armiq nga diktatori Enver Hoxha. Enver Sazani u pushkatua më 10 Tetor 1947.

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here