Pse interesohej personalisht Enver Hoxha për priftin katolik dhe Sulçe Beg Bushatin në Shkodër dhe si e aprovoi dënimin e tyre me vdekje…
Dy radiograme të shkurtit 1945 të nënshkruara nga Enver Hoxha dhe dërguar Mehmet Shehut në Shkodër fshehin një prpaskenë në vdekjen e Dom Lazër Shantosë ku ka dorë vetë Enver Hoxha. Edhe pse të shkurtra komunikimet zbulojnë se me 1 shkurt 1945 në një mesazh tepër urgjent Hoxha i kërkon Mehmet Shehut që ti nisnin për në Tiranë Dom Lazër Shantonë dhe Sulçe Beg Bushatin, duke lënë të nënkuptonte se ishte një çështje e rëndësishme dhe se Hoxha kishte një plan djallëzor në mendje. S’dihet çfarë u bë me Shantonë dhe Bushatin gjatë ditëve të para të shkurtit 1945 pas këtij radiogrami të Hoxhws, por duket se ata janë arrestuar dhe ju është bërë edhe gjyqi që i ka dënuar me vdekje. Kjo sepse me 10 shkurt Enver Hoxha nis një tjetër mandatë për ta. Gjykata ushtarake kishte dërguar njoftimin e dënimit të tyre me vdekje dhe Hoxha me 10 shkurt komunikon aprovimin e tij, duke shtuar se pret ti lajmërohet edhe data e ekzekutimit të tyre.Ja tekstet e plota të dy radiogrameve:
Tepër urgjent
Dt.1/II/45
Nr. Extra
Mehmet Shehut
Shkodër
Dom Lazër shantoja dhe Sulçe Begu të dërgohen këtu stop.
Çështja e tyre është e lidhur me gjithë punën e tradhtisë dhe çështjen e tyre e kuptojmë kështu dhe ashtu duhet ta kuptosh edhe ti.
Gjeneral Kolonel
Enver Hoxha
***
Nr.326
10/II/45
Korpit 3 Gjykatës Ushtarake Shkodër
Gjegje shkresës nr.5 dt.2 frur1945
Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Dom Lazër Shantojas dhe Sulçe beg Bushatit stop. Na lajmroni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.