Dokumenti i 1956/ Revolta e një të burgosuri në burgun nr.2 të Tiranës, për kushtet e tmerrshme ku jetonin…
Në vitin 1956, letra e një të burgosuri, (Petraq Ç.), i cili mbahej në burgun nr. 2 në Tiranë (Rruga Mine Peza) zbulon kushtet e tmerrshme, në të cilat jetohej në burgjet e komunizmit. Dhjetra faqe dokumente zyrtare të arkivave shqiptare, dëshmojnë se burgjet vazhdimisht i kishin kaluar disa herë kapacitetet dhe kushtet e jetës për të burgosurve ishin jashtë çdo kufiri të imagjinatës.
Letra (dy faqe me shkrim dore) e të burgosurit Petraq Ç. dëshmon se në qelitë e ngushta, të burgosurit jetonin si në një kuti sardelesh, 50 vetë të izoluar, pa pasur mundësi të dilnin as për të kryer nevojat personale. Sipas tij, ashtu të izoluar, ata ishin detyruar ti kryenin nevojat personale në gavetat ushqimit. Dokumenti u bë i njohur për publikun nga studiuesi Kastriot Dervishi, i cili thotë : “Kur në Tiranë ishin të tilla kushte, përfytyroni si mund të ishin ato jashtë kryeqytetit”. Si ilustrim ai ka sjellë dokumentin shoqërues të letrës së të burgosurit, dokument i cili përmbledh përmbajtjen kryesore të letrës. Më poshtë sjellim faksimilen e këtij dokumenti.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.