Kloni i kufirit, kush guxonte të arratisej shkrumbohej aty në telat me korent

0
352
blank

Kloni ishte një mur me tela të fortë me gjemba, i ngritur në formën e një perdeje vertikale të hekurt, mbi dy metra e lartë, mbështetur në shtylla betonarme..Kloni ushqehej me rrymë elektrike e cila kishte dy qëllime: së pari, të godiste dhe të linte në vënd madje edhe ta karbonizonte, këdo që do të tentonte të arratisej dhe së dyti, të jepte alarmin në postën më të afërt kufitare...

Gjatë viteve të regjimit komunist, Shqipëria u izolua prej gjithë njerëzve të tjerë që jetonin mbi dhè në të gjitha format, madje edhe fizikisht. Regjimi i egër i asaj kohe e shkëputi atë nga gjithë bota duke ndërtuar përgjatë gjithë kufirit të vëndit, famëkeqin klon. Kloni ishte një mur me tela të fortë me gjëmba, i ngritur në formën e një perdeje vertikale të hekurt, mbi dy metra e lartë, mbështetur në shtylla betonarme. Kloni nuk ishte ekzaktësisht në vijën e kufirit por, më brënda tij, këtej piramideve, pra në tokën shqiptare. Në të dy anët e klonit ndodhej i ashtuquajturi brezi i butë, që ishte një rrip toke vërtet e butë, e punuar freskët, një brez pra me gjërësi 4m në secilën anë të klonit, me qëllim që në të, të mbeteshin gjurmët e atyre që do të kalonin kufirin, pra që do të arratiseshin.
Kloni ushqehej me rrymë elektrike e cila kish dy qëllime: së pari, të godiste dhe të linte në vënd madje edhe ta karbonizonte, këdo që do të tentonte të arratisej dhe së dyti, të jepte alarmin në postën më të afërt kufitare. Përveç kësaj, përgjatë klonit patrullohej nga ushtarët e patrullës, të cilët ishin, për çdo patrullë të paktën dy, për të kontrolluar edhe njëri tjetrin, të armatosur me kallashnikovë, dylbi dhe me qen të veçantë shtatlartë dhe agresivë, të quajtur prej popullit ‘qenër kufiri’.

Brezi i butë punohej prej fshatarëve, prej të ashtuquajturve ‘njerëz të besuar’, (sidomos gra, dhe kuptohet përse) që edhe tek ata regjimi nuk kish besim, mbasi edhe ata kontrolloheshin dhe ruheshin rreptë. Me emra të shënuar në një listë të miratuar nga lart, ata hynin dhe dilnin për të punuar brezin sa herë që bëhej freskimi i butësisë së tij, dhe me apel, prej oficerit të postës.
Të dhënat e shtypit postkomunist, dëshmojnë se telat me gjëmba u sollën në Shqipëri nëpërmjet blerjes me clearing nga Gjermania Lindore e asaj kohe, e cila kish fabrika të veçanta për prodhimin e telave të tilla meqënë se i përdorte vazhdimisht për izolimin e Gjermanisë Lindore (D.D.R) nga ajo perëndimore. Po sipas shtypit postkomunist thuhet gjithashtu se, vetëm në një vit, u soll në ato kohë në Shqipëri, 18 mijë ton tela me gjëmba. Nisur nga ky fakt, në analogji i bie që kjo sasi teli me gjëmba, të ishte e tillë sa që mund të mbartej nga një mijë mauna 18 tonëshe dhe për më tepër akoma, vargu i këtyre maunave që mund të mbartnin këtë sasi telash me gjëmba, mund të llogaritet që të arrinte në disa kilometra. Dhe kjo vetëm, për telat e sjellë për një vit.
Ndërkaq thuhet se vlera monetare e shpenzuar për të izoluar popullin shqiptar prej gjithë botës me tela me gjëmba dhe korrent, llogaritet të jetë maramëndëse: aq sa ishte dhe vlera monetare e tregtisë së Shipërisë komuniste për 40 vjet me 8 vënde evropiane të marra këto së bashku.
Kloni ishte e pamundur që të kalohej.  Të shumtë, qindra e qindra vetë, ishin ata që e lanë klonin dhe brezin e butë me gjak dhe të shumtë po ashtu, dhe ata që e paguan dështimin e tyre aty tek telat e tij, me tortura çnjerëzore nëpër burgje për vite me rradhë. Ndërkaq shumë, shumë të pakët, ata që mundën ta kalonin atë dhe të çanin drejt botës së lirë.

Te dhenat u moren nga nje shkrim me i gjate i Agustin Mirakajt

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here