Mësuesja që vdiq nga turturat, si e përçmoi kryehetuesin e tmerrshëm

0
483
blank

Historia e Marie Tucit që u arrestua ndërsa ishte mësuese në Mirditë. Turturat që kaloi në hetuesi që e çuan drejt vdekjes, pasi e zhveshën dhe e futën në një thes me një mace të egër. Maria u dhunua deri në humbejn e jetës nga kryehetuesi i Shkodrës Seiti, pasi refozoi të kishte lidhje më të. Motër Maria një ndër 38 martirët e Kishës Katolike.

 

Historia e saj rrënqeth sa herë që kujtohet, edhe pse kanë kaluar 68 vjet që nga momenti ku mbylli sytë përgjithnjë motër Marie Toci, e tërturuar deri në vdekje nga hetuesit komunistë. Një jetë detikuar besimit dhe arsimimit të brezave të rinj, por vajzën e re fisnike nga Mirdita, nuk e lanë të jetonte. Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë dhe ishte e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Që në moshë të vogël ra në sy për inteligjencën dhe dëshirën për tu shkolluar dhe arriti të shkonte në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër. Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini, e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Në vitin 1946, sistemi komunist ndërmori një sërë masash persekutuese ndaj atyre që ushtronin besimin fetar. Maria i dënoi këto veprime duke u shprehur kundër poshtërimit që i bëhej kishës katolike nga komunistët. Ajo ishte përfshirë në listën e personave që survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit dhe qe vetëm çështje kohe, që në duart e saj të vendoseshin prangat. U arrestua më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t'i bashkohej urdhërit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. E marrin dhunëshëm dhe e dërgojnë në dhomat e tmerrshme të hetuesisë. Me të do të merrej personalisht shefi i hetuesisë së Shkodrës Hilmi Seitii. Sapo pa vajzën tërheqëse, vetëm 22 vjeçare nisi provokimet, por hasi në rezistecën fsnike të saj. Në mënyrë demonstrative e nzjerrin nga qelia dhe në oborrin e hetuesisë e zhveshën dhe e futën në një thes, bashkë me një mace të egër. Klithje nuk nxorri, pavarësisht dhimbjes nga turturat dhe çirrjet deri në kockë nga kafsha e egër që ngulte kthetrat në trupin e saj për të gjetur shpëtim. Pas dhunës edhe nga duart e hetuesve të tjerë, Marie Tuci dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës. Kushdo që e pa atë ditë shtangu. Tuci ishte trasnformuar por sytë ende i shkëlqenin se nuk u dorëzua kurrë ndërsa sa mundi pëshpëriste se jetën ia kishte dhuruar Zotit. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij ku i kishte thënë se “do të katandis aq sa te mos njihesh”. Vdiq më 28 tetor 1950 nga torturate e rënda fizike dhe psikologjike. Marie Tuci është gruaja e vetme mes 38 martirëve të Kishës Katolike që janë shenjtëruar nga Papa Françesku. Historia e saj është në kufijtë e të pabesueshmës, ku në moshën 22-vjeçare u masakrua nga hetuesit komunistë, që për këto krime të rënda rriteshin në detyrë, duke lënë pas mijëra viktima, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se donin lirinë.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here