Musine Kokalari: Na përçanë e na shtrydhën me persekutim të pandërprerë…

0
311
blank

Ditari 1979-1980/ U treguan aq të vendosur, aq të palodhur, duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik…

Në një prej fletëve të ditarit të Musine Kokalarit mbajtur në vitin 1979-1980, shkrimtarja dhe intelektualja e kulluar artikulon një të vërtetë të hidhur. Edhe pse në pak radhë, ajo arrin t’i bëjë një skaner metodologjisë mizore të regjimit, për të shkatërruar gjithë shtresën e intelektualëve dhe kundërshtarëve të regjimit... Kokalari e sheh thelbin e suksesit të komunistëve jo te mençuria e tyre, por tek vendosmëria e tyre për të vijuar me çdo formë shtypjen, dhunën dhe persekutimin e gjatë e të pambarimtë ndaj kësaj shtrese kundërshtare, duke pritur me durim që ata ta braktisnin qëndresën një nga një…

Ja çfarë shkruan Kokalari në ditarin e saj:

“Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë në burg si shumica, në vend që t'u shmangeshim në heshtje, t'u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët. U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë, me premtimin se do të mërrnin një vend të mirë në jetën e lirë.
Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik. Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare.
Por prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet, gjer më sot s'kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë…”

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here