Information | |
---|---|
The story: | Gjyqi i parë i “Kryengritjes së Postribës” |
Date: | 31/1/1948 |
Place: | Shkodër |
Victims: | Aprovohet ndeshkimi me vdekje i dhënë prej asaj gjykate kundra: Cin Serreqi nga Shkodra, Bilbil Hajni nga katundi Progonat i Kurveleshit, Xhelal Hardolli nga Shkodra, Dulo Kali nga Shkodra, Gjergj Volaj nga Shkodra |
Kryengritja e Postribës që nisi më 7 shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë bllokun lindor. Edhe pse dështoi për të qenë një kryengritje serioze me ndiqkim të gjerë, pasojat që la për pushtetin komunist ishin të rënda dhe që nga ajo periudhë nisën reprezaljet më çnjerëzore. Pas shtypjes së lëvizjes, nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore dhe për Kryengritjen e Postribës njihen disa procese të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve. Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës. Më poshtë është pretenca e prokurorit të çështjes Namik Qemali dhe më pas vendimi i gjykatës dhe fjalët e fundit të të dënuarve me pushkatim që thanë para se të ekzekutoheshin. Mënyra si janë ngrituar akuzat, fyerja dhe përçmimi që i bëhen të akuzuarve ngjason me një gjyq të pastër politik që kishte për qëllim jo vetëm ndëshkimin, por edhe denigrimin e figurave të njohura.
Pretenca e prokurorit
Proces verbal- 25 maj 1947; “I pandehuri Gjergj Volaj tha: Sikurse e kam deponuar edhe në Proçes ashtu edhe para gjyqit, në Prill të vitit 1945 Mons. Thaçi më kishte thanë se në Komitetin e Demokristianes bëjnë pjesë edhe shekullarë (civila) si Cin Serreqi, Ndrek Kaçulini dhe Guljelm Suma dhe në gusht kemi ba nji mbledhje me të gjithë antarët që kanë kenë dakort”. Cin Serreqi thotë se: Nuk asht e vertetë. Deshmitarët e tjerë vazhdojnë, si Dom Nikoll Deda, etj. nje mori faqesh te deshmishe, perballjesh e kundershtishe te pafund qe perfundojne dikur me:
Proces-verbal i Prokurorisë: Shkodër me 25.XI 1947 - Prokurori ushtarak Namik Qemali. Vepra e ketyre dy terroristëve Mons. Volaj e Pader Gurashit nuk mund të merret e ndarë nga e gjithë fushata anti -popullore që ka percaktue Kleri katolik si para luftës duke zënë fill që në kohët e lashta e deri pas luftës e mbas çlirimit. Monsinjor Volaj e Padre Gurashi, D. Ndoc Sahatçija, D. Nikoll Deda, Mons. Thaçi, P. Dajani e P.Fausti, P.Gjon Shllaku etj, kanë qenë elitë e të ashtuquajturës Demokristiane dhe njikohësisht drejtues të Klerit. Kështuqë pllanet që do t’hartonte kjo epiqendër fashiste ishin vije dhe moto per të gjithë antarët e tjerë të kësaj organizate terroriste të krijueme në gjirin e klerit katolik. Këta binin në kontakt direkt me Misionin anglo-amerikan. Në mbledhjen e parë për t’ja arrrijtë këtij qellimi kanë marrë pjesë kuadrot udhëheqëse terroriste të Demokristianes dhe delegacioni i Klerit ka qenë perfaqësuar nga Mons.Volaj , Dom Ndoc Deda, etj. Për Ballin e Legalitetin kanë qenë Cin Serreqi, Guljelm Suma, Pjeter Shan Deda, Caf Dragusha e Ragip Gjyrezi; Për intelektualët: Paulin Pali, Myzafer Pipa e Ragip Meta ndërsa të deleguar nga Tirana për Komitetin Qendror të Organizatës terroriste, Riza Dani. Këtu është diskutuar shkrirja e të gjitha grupeve deri atëherë egzistuese në një të vetme. Gjithashtu janë marrë masa që në te, të marrin pjesë edhe vajzat, për këtë ka punuar Donat Kurti e Sami Repishti ku janë futur Neta Cepi, Neta Baba e shumë vajza tjera shkodrane “të cilat ishin të urdhëruara që për hir të këtij qëllimi të vinin në çmim edhe cvirgjërimin e tyre femror dhe të pranonin të skandalizoheshin”
Shoke gjyqtare: Nuk eshte zor të kuptohet se deri ku arrin poshtërsija e njerëzve të kësaj Organizate me principe të shëmtuara dhe të dobëta. Kjo është edukata e këtyre kërmave të qelbëta. Me këte frymë kurvërimi i përgatiste të rijtë dhe të rejat Pater Donat Kurti. Ata deshën ta transformonin vendin tonë në një bordello Musolinjane.
Për 9 të pandehurit - Dulo Kali, Mons.Gjergj Volaj, Bilbil Hajni, Xhelal Hardoli, Cin Serreqi, Ragip Meta, Osman Haxhija, Shaban Abdullahi, Isa Meta- denimin -ME VDEKJE; Për të pandehurit - Padre Gurashi, Abaz Hysi, Myrto Dani, Jakup Dani me burgim të përjetshëm. Për të pandehurit; Syrja Anamali e Nuh Duli me 20 vjet privim lirije. Për të pandehurit: Sami Rrepishti, Hafiz Derguti, Sulo Kurti e Hajdin Tafa me 15 vjet privim lirije.
Vendimi i Gjykatës
Proces verbal i gjykatës...; Prokurorija Ushtarake e Qarkut Shkodër …me akt akuzën e saj N. 469 dt. 11.XI.1947, i solli për gjykim gjykatës … ProcesVerbal: N’EMER TE POPULLIT - Këshilli i Gjykatës Ushtarake Shkodër me Kryetar Kap. I, Misto Blaci dhe Antarë - Pertef Alizoti e Anastas Koroveshi… Në audiencen publike me dt. 27.XI.1947 ora 16, ditë e ejte në Sallën e Kinema Rozafatit Shkodër. Mbi çështjet penale të rregjistruara me Nr. 459 deri 480 të Radhorit Themeltar për vitin 1947 kundra : Taf Osmani , Nuh Cufi, Tom Ejlli , Abaz Mahmetaj , Hajdar Hajdari, Jakup Alija, Abaz Smajli , Osman Haxhija , Myrto Dani , Shaban Alija , Xhelal Hardolli, Bilbil Hajni , Sulo Selmani , Dulo Kali , Hafiz Musa Derguti, Pater Rrok Gurashi , Mons. Gjergj Volaj, Cin Serreqi, Syrja Anamali , Sami Rrepishti , Ragip Meta, Isa Meta.
Rezulton se…Mons. Gjergj Volaj, i biri i Lazrit dhe i Tones, vj. 43, shqiptar, i vobektë, arësim të lartë, filozofi, teologji, Ipeshkëv, lindur në Shirokë e banues Nënshat, i arrestuar me datën 20.5.1947 i përfaqësuar nga avokat Qemal Shehu akuzuar si inisiator i organizatës Demokristiane që në vjetin 1942 me inisiativen e Klerit katolik reaksionar që kishte udhëzime nga Vatikani e Papa për të bërë ç‘të ishte e mundur që kjo Parti të mobilizonte gjithë Klerin kundër Lëvizjes N.Cl., të grumbullonte dhe organizonte rininë e të gjitha rrethet fetare si Dom Bosko etj…Me inisiativen e Komitetit Qendror të Demokristianes u krijua Komiteti Qarkor me kryetar Mons Thaçin dhe me antarë, Mons.Vinçenc Prendushin, Mons.Bernardin Shllakun, Mons.Frano Gjinin , Mons.Gjergj Volajn, Pater Mati Prendushin, P. Gjovani Fausti, Pjeter Shan Deda, Kel Shan Deda, Ndrek Kaçulini, Zef Haxhija, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Simon Daragjati etj.
Pikë kryesore ishte dështimi i zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 duke pasë përfaqesitë e tyre edhe në Kuvendin e Shqipërisë si Riza Dani, Zef Haxhija, Kolë Prela etj…Se ka qenë armik i popullit qyshë në vitin 1930 duke u bërë agjent i fashizmit dhe informator në interesë të Italisë imperialiste për okupacionin e Shqipërisë prej saj…Se okupacionin fashist për të cilin kishte punuar prej kohësh e ka pritur me gëzim të math…Se gjatë luftës N.Cl. ka punuar në favor të fashizmit dhe tradhëtarëve…Se qyshë në vitin 1926 ka qenë një nder figurat me aktivite të Klerit ...Se ka qenë inisiator i krijimit dhe organizimit të Partisë Demokristiane të ashtuquajtur Social-Demokrate, një nga antarët më aktiv të Klerit…Se ka ushtruar aktivitet në grumbullimin e forcave reaksionare dhe ka qenë i lidhur ngusht me kriminelët e arratisur...Se si frut i punë së tij u bë i mundur realizimi i perpjekjeve të Llesh Marashit si dhe Lëvizja e 9 Shtatorit...Se është munduar të pengojë reformat e Pushtetit Populor etj…Dhe natyrisht në bazë të gjithë këtyre akuzave:
Vendosi: Dënimin e 8 (tetë) prej tyre Me VDEKJE ...
Njoftim: 321/1947 - Gjykatës Ushtarake Shkodër. Gjegje shkreses Suej n. 778 dt,. 10.12.1947- Aprovohet ndeshkimi me vdekje i dhënë prej asaj gjykate kundra: Cin Serreqi nga Shkodra, Bilbil Hajni nga katundi Progonat i Kurveleshit, Xhelal Hardolli nga Shkodra, Dulo Kali nga Shkodra, Gjergj Volaj nga Shkodra...Na njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit - Kryetari Gjykatës Lartë: Major Niko Ceta
Njoftim: Gjykatës së Lartë Ushtarake Tiranë Gjegje shkresës suej N. 264/ 3 ex 47 dt. 30.1.1948…Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje u egzekutuan me datën 3.4.1948, ditën e martë, ora 5.20 paradite dhe fjala e tyre e fundit ka qenë:
- Cin Serreqi tha: -Të fala familjes dhe të m’i rrisin fëmijtë.
2-Bilbil Hajni tha: -Ju lutem të m’i jepni të fala Babës, motrës dhe gruas.
Gruaja të vejë te motra në Tiranë. Revolucioni kështu i ka këto punë. Të rrojë Shqipërija!
3-Gjergj Volaj tha: Të m’i thoni shtëpisë se 58 (pesëdhjetetetë) meshët që kam lane pa i thanë të m’i thojnë. Rroftë e përparoftë Shqipnija!
4- Dulo Kali tha: - Rroftë Shqipërija. Dy vajzat të mi martojne dhe fëmijtë të m‘i çojnë në shkollë e mos të bahen si unë budallë.
5- Xhelal Hardolli tha: I thoni familjes që fëmijtë të m’i dërgojnë në shkollë dhe t’i edukojnë mirë që të jenë të aftë për Atdheun. RroftëShqipërija!
Kryetar i Gjykatës Ushtarake Shkodër – Kap.I Misto Bllaci
Lista e personave të vrarë në luftime ose të ekzekutuar ne kohë pas shtypjes së "Kryengritjes së Postribës".
9 shtator
-
- Reshit Beqiri – Pushkatuar në vend
- Halil Dauti……………………………….
- Rexhep Idrizi…………………………
- Metush Alia…………………………..
- Ibrahim Selimi…………………………
- Sylo Gjeta……………………………….
- Qazim Rroji……………………………
- Sadik Mollja…………………………..
- Idriz Ibro…………………………………
- Halil Meti…………………………………
- Avdi Zeqiri………………………………
- Muho Fetahu – (mbytur në tortura)
- Ymer Beqiri – (hedhur nga dritarja dhe pushkatuar)
- Murat Haxhia
- Hajdar Dani
- Tish Pashuku
- Dedë Pashuku
- Ndrekë Pashuku (Vdekur në tortura)
- Halit Kazazi
- Jup Kazazi – Vetëvrarë në rrethim
- Sait Kazazi – ………………………………
- Rifat Kopliku
- Abdulla agë Kazazi
- Osman Kazazi
- Rasim Kazazi (Vdekur në burg prej torturash)
- Kel Deda
- Kolec Deda
- Dom Nikollë Deda
- Gjush Deda
- Pjetër Deda (vetëvrarë në rrethim)
- Marie Deda (………………………………)
- Riza Dani
- Riza Gjylbegu
- Qazim Bushati
- Xhemal Mlika
- Riza Resuli
- Virtyt Gjylbegu (Vra/vetëvra në Vloçisht)
- Muzafer Pipa (Vdekur në tortura)
- Fahri Rusi
- Cin Serreqi (Pushkatur në bazë të dënimit me vdekje)
- Guliem Suma
- Fr. Gjon Pentalia
- Kolë Zadrima (Vetëvrasje)
- Nuh Oroshi (Vdekur në tortura)
- Mustafë Dragusha
- Dulo Kali
- Simon Derragjati (vra/vetëvra, hedhje nga dritarja e burgut)
- Rasim Gjyrezi (vra në rrethim)
- Paulin Pali
- Kolë Prela
- Xhemal Juka (vetëvrare në burg)
- Abdyl Hardolli (vra në përpjekje)
(Me rastin e inskenimit të armëve në kishë dhe alibinë për t’i përdorur për Postribën)
- Imzot Frano Gjini
- At’ Mati Prendushi
- Dom Nikollë Deda
- At’ Çiprian Nika
- Pjerin Kçira (ish-oficer i Sigurimit)