Rini Monajka dhe një protestë shkodranësh në janarin e ftohtë të vitit 1990

0
135
blank

Demonstrata për rrëzimin e bustit të Stalinit, ku i riu me origjinë austriake që u rrah dhe u dëmtua barbarisht, në mënyrë të pakthyeshme nga sigurimi i Shtetit

Në ditët e sotme do të ishte mbase një nga djemtë më të lakmuar të pjacës... Me Prejardhje austriake, i edukuar, dashurues i gjuhëve të huaja, futbollist i talentuar, i pashëm, inteligjent, kurajoz, idealist i lindur dhe i trashëguar. Ka qenë një nga organizatorët e demonstratës së parë antikomuniste në Shkodër në janarin e ftohtë të vitit 1990, atëherë kur sistemi diktatorial i Enver Hoxhës,  ishte ende shumë i fortë dhe hijet e frikës flinin në krevat bashkë me të gjithë ne. Nuk jeton më Rini Monajka.

Kush i qëndroi në këmbë diktaturës që uli në gjunjë dy milionë shqiptarë duhet të ketë qenë hero. Heronjtë nderohen. Për më tepër kush ngriti kokën dhe pa drejt e në sy dorën që e vrau, duhet të ketë patur një zemër ndryshe nga e jona, dhe mendjen e ndritur, ndryshe nga errësira që ka mbërthyer sot mendjet e të gjithëve ne. Monajka me shokë ishin organizuar me ganxha dhe litarë sepse në një demonstratë shkodranësh, të qytetit dhe rrethinave, do të hiqnin bustin e Stalinit atë janar. Kishin përgatitur dhe një orator. Nuk ia dolën dot. Informacioni ishte përhapur siç dimë ta bëjmë ne mirë, dhe në Shkodër kishin zbarkuar agjentët e sigurimit nga e gjith shqiperia . Përbindshmëria e grahmave të fundit. Ka patur shumë arrestime atë ditë, ka patur shumë tortura çnjerëzore në ditët në vijim dhe vendime burgimesh. Monajka vetë u rrah dhe u dëmtua barbarisht, në mënyrë të pakthyeshme. Nuk e di a gjallon më ajo qënie që e bëri thuajse të vdekur.

Rini Monajka u dërgua në dy burgje, përfshirë Burrelin. U lirua në vitin 1991, por fizikisht dhe mendërisht ishte transformuar komplet . Më saktë, deformuar. Vdiq në Austri në 1997. Pranë nuk kishte asnjeri. Për kujtimin e zbehtë të tij flitet dhe shkruhet vetëm nga shokët e vet. Me copëza zemre. Siç dinë ta bëjnë vetëm shokët. Marre nga Libri “CIZME TE VERDHA”, autore Arlinda Çausholli.

blank

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here