Sabri Coka/ Arratisje e mbetur në tentativë

0
308

"Rininë time mua ma humbi. Të më japësh miliardat tani, s’më hyjnë në punë... Jam arrestuar në dy të natës dhe kam parë se si kërciste automatiku. Më kanë arrestuar, më kanë tërhequr zvarrë dhe më kanë çuar në repart."

I dënuar me 12 vjet burg, Sabri Islam Coka rrëfen momentet e përpjekjes për t'u arratisur dhe arrestimin nga regjimi komunist në moshën 19 vjeçare.

Rrëfimi i plotë

Rininë time mua ma humbi. Mua të më japësh miliardat, s’më hyjnë në punë. Një bankë të ma japi shteti, mua s’më hyjnë në punë fare, s’më hyjnë në punë se unë skam ku i coj tani, skam ç’i dua.

Jam arrestuar në dy të natës dhe kam parë se si kërciste automatiku. Më kanë arrestuar më kanë tërhequr zvarrë dhe më kanë cuar në repart. Para se të më hidheshin në shpinë kërciste automatiku përpara. Ka patur të shtëna në kufi kur jam arrestuar. Me një fjalë që ushtari përpara, ndal. Fjala e dytë ka qënë vetëm automatiku nuk kishte gjë tjetër. Në vitin 1978 shancet për të kaluar kufirin ishin shumë pak, për arsye se nuk njihja zonën. Isha 16 orë larg kufirit. Fshati im me kufrin 16 orë larg, kështu që nuk njihja zonën. Vetëm nëpërmjet hartës me mendjen time dhe nëpërmjet asaj që unë kujtoja , cfarë kisha mësuar në shkollë, që në këtë drejtim mund të iki edhe  mund të kaloj të dal në zonën e Zhurit, Prizren dhe pastaj më tutje. Atëherë kam qenë në moshën 19 vjeçare, akoma nuk i kisha hedhur brisk fytyrës. Punonim në koperativën bujqësore në atë kohë bashk me nënën. Babi punonte në ndërmarrjen shtetërore në ndërtim rrugësh. Ata që punonin në koperativën bujqësore merrnin 10 lekë dita e punës, punoj 8 orë, 10 orë, 12 orë dhe do merrje 10 lekë. Ca do jetoje me ato?  Me 10 lekë nuk mund të merrje as një bukë. Unë kam filluar të punoj që në moshën 13 vjeç. Si të bëheshe djal i rritur edhe kisha pak fizik do shkoje në punë. Nga televizioni që shikonim edhe vjedhurazi jo kshu se na jepnin dajak. Edhe prindrit na korigjonin, po edhe nga televizioni duke parë stacionet e Jugosllavisë dhe të Italisë që jepnin e kapte televizionin. Këto antenat që kishim bërë ne vjedhurazi edhe aty u frymëzova se çka është jeta, ku është jeta dhe ku bëhet. Pavarësisht se nuk e kishim atë horizontin. Por dicka është një jetë më ndryshe, kjo ishte e gjithë ideja jo se isha provuar unë apo dikush tjetër qëe kisha ndenjur me ndonjë tjetër që kishte provuar se ç’është jeta.

Kështu më ishte krijuar bindja dhe këtë bëra. Për të vendosur ishte vendosur një vit përpara. Një vit para se të ikja. Ishim tre shokë, bashkëfshatarë, bashkë rrinim. Njëri ishte ushtar, ne dy të tjerët ishim të lirë. Ai ishte më i madh nga ne, dy vjet më i madh. Ai ishte ushtar kufiri në Gjirokastër edhe me këtë rast, ai quhej Sali Peca edhe Muharremi ishin një fis këta të dy. Bëm plan që do iknim, atë nat hëngrëm pim, edhe e lam që nesër të niseshim. Të nesërmen ata të dy kishin ikur para meje. Mjet komunikim atëherë nuk kishte edhe kështu u spostova më vete. Po rrija si i shushatur sepse nuk e dija çfarë do të ndodhte. Pas 15 ditësh, ishin kapur këta të dy në Gjirokastër edhe i kishin futur brenda. Kur e marrë vesh unë pas 15 ditësh që këta të dy janë arrestuar. Ahh, tani e kam rradhën unë. Për mos të rënë në duart e për tu futur në burg, se do tregonin ata, për të mos më futur brenda morra rrugën për tu arratisur. Sot jam arrestuar, një ditë para dola nga shtëpia tek ca kushurinjtë e mi në Kolesion. Tek kushurinjtë qëndrova një natë aty. Të nesërmen poshtë, tërë ditën në qytetin e Kuksit, në qytet vija vërdall andej. Pashë filmin Hamleti, seria e parë tek hotel Parku. Në orën 10 të darkës jam nisur për në zonën kufitare të Morinës, në këmbë. S’bëhej fjalë për makina, se nuk mund ti thoja dikujt për të t’u futur në makinë se në zonën kufitare nuk futeshe dot. 4 orë kam bërë me këmbë unë duke evituar fshatin, fshatrat rreth, të lehurat e qenve, gati duke ju afruar bregut Drinit. Deri sa kam shkuar tek posta, tek posta shmangur në të djathtë edhe jam ngjitur malores përpjetë. E shikoja postën përballë. Kur jam afruar zonën së klonit dhe brezit butë atje kam parë që nuk kalohet.Një gardh me tela me gjëmba, po e ndiqja këtë rrugë unë mirpo pa ditur që po shkel në brezin e butë. Gjithë duke ecur përmes brezit të butë unë, lart përpjetë malit. E pashë gjithkund tela qenka, diku do hapet edhe do futem. I hap telat me dorë unë, u grisa, u përgjaka, kalova. E kalova klonin. Në tokë ishin telat e shtrirë në formë piramide ishin. 50 metra cohu, rrëzohu, përplasu, bam bum kalova dhe atë. Kur kam kaluar atë siduket kanë dhënë sinjalet kloni se s’kish mundësi ndryshe. Vetëm kur ka bërë ushtari përpara ndal. Nis automatiku. Ca bëhet more vëlla se do na vrisni. Mund të ishte jo më tepër se 10 metra. 10 metra larg, kur me sekonda ka arritur sa ka zbrazur karikatorin e parë ushtari, dy ushtarë të tjerë në shpinë mua. Më kanë hedhur në tokë, më kanë lidhur me tel me gjëmba dhe më kanë tërhequr zvarrë, aty ku më kanë kapur e deri në postën kufitare. Një oficer aty tha pse nuk i futët një plumb, që ta provone se ç’ishte plumbi. Erdhi Komisari i kufirit, më goditi me pjesën e mbrapme të pushkës edhe i lidhur unë.

Mos e prekni, kush je ti më tha? Filani, i biri i filanit. T’u thafshin krahët, si ore ke ngatruar rrugën ti. Jo vëlla nuk kam ngatruar rrugën unë, ca rruge s’kam ngatruar rrugë unë. Ke ngatruar rrugën ti ke dashur të shkosh tek miniera. Thashë jo, nuk kam ngatruar rrugë. Në orën 4 të mëngjesit ka ardhur dega e brendëshme, kryetari i degës, shefi i krimeve, hetuesi. 9 muaj hetuesi. Zoti hetues mundoheshe të nxirrte dhjam nga pleshti. Të gjitha krimet që ishin bërë në arrën, vjedhje të dyqaneve, vjedhje të bagëtive çfarë të them unë lloj lloj pislliqesh ishin bërë. Djegie poshtë malit ose shtëpive i kërkonte nga mua. Diku do mbështeteshin ato ishte e gjithë sajesa që donin të gjenin se për tëmë kapur më kapën. Ti thonë shtetit shiko ca bëm e nxorrëm kriminelin që ka bërë kto gjëra, kto gjëra  plus që u nis për tu arratisur. Kjo ishte politika e partisë, ta bëjm edhe hajdut, ta bëjmë edhe kriminel, ta bëjmë edhe tradhëtar. 9 muaj hetuesi. Një herë më ka torturuar se ishte diçka se unë kisha pranuar gjithcka. Ishte fakt i kryer nuk kisha as për të shtuar as për të hequr. Mua mund të më mbash sa të duash këtu, po me mua kto llafe ke. Tortura ishte kjo të lidhte në hekura, të mbante 15 ditë. Kështu ma bëri hetuesi i parë. Hetuesi që zëvendësoi Agimin disa ditë. Më mbajti 15 ditë të lidhur këmbësh e duarsh

Do zgjidheshe për nevojat personale, do të shkoje të kryeje nevojat prangat në dorë prapë. Kishe orar, le të kërkoje sa të duash. Të vinte kasketën në kokë bërtit sa të duash,bjeri murit po deshe. Mos kishe mundësi për të marrë frymë dhe kur jam zgjidhur që më mbaroi ai dënim që më kishte dhënë ai, kam qënëi fryrë sikur të isha 100 kile. Komplet i fryrë trupi. Gjyqi shkoj mrekulli. Nuk pata asnjë gjë, nuk refuzova, u tregova i sinqertë në gjyq, këtë kam bërë. Jam koshient për atë që kam bërë.

Nuk është se se kam bërë e kam bërë. Çfarë kërkon nga trupi gjykues? Nga trupi gjykues kërkoj mëshirë, po patët mëshirë kërkoj mëshirë. 19 vjeç. Rininë time mua ma humbi. Mua të më japësh miliardat, s’më hyjnë në punë.

Kanë marrë dhe njerëz të tjerë në pyetje në kohën e hetuesisë. Kanë marrë njerëz në pyetje, çfarë familje janë, çfarë njerzish janë? Kanë shkuar në fshat kanë kontrolluar shtëpinë. I kanë bërë shumë pyetje familjes, plus edhe komshinjve, edhe fshatarëve të mi që kam patur atje. Gjithmonë kanë folur fjalët më pozitive për familjen edhe për mua.

Isha një djalë që s’kisha gjë me fshatarët e mi, që ti kisha bërë ndonjë të keqe dikujt. Ti kisha vjedhur një pulë apo ti kisha prishur diçka komshinjëve, ti kisha bërë ndonjë dëm. Isha fëmijëi dashur me të gjithë. Pavarësisht isha i mbrapsht për veten time, po për familjen time që u tregova… s’kagjë. Megjithatë nuk bëhem pishman. Jeta vazhdon.

Vendimi i gjykatës ishte 16 vite burg dhe po aq mbeti. Një 19 vjeçar, të gjithë në atë kohë mendonin të kishin një punë. Ai që nuk kishte shkollën ose që nuk ishte i prirur për shkollën, të kishte një punë diku.

Nëse nuk kishte një punë ai ishte i mbaruar si djalë. Ishte i mbaruar si njeri. Ditën e parë më është dukur sikur po shkoja në varr. Të dalësh nga izolimi, nga hetuesia, nga gjyqi dhe pas tre ditësh të fillosh punë në minierë, tëtë kërkojnë normën. Mendoje tani, të rrish 9 muaj në hetuesi dhe pas 9 muajsh tëtë marrin dhe të thoshin hajde dhe bëj normën këtu. Cdo bësh.. mos realizoje normën ishe katastrofa më e madhe. Mos realizimi i normës, do haje dajak në rast se ti shkoje në punë sot dhe në fund 8 orshit ti nuk e realizoje normën ti do haje dajak, ose do shkoje në turn të dytë atje ta plotësoje. Kjo ishte e gjitha. S’doje punë, të lidhte atje 8 orë. Unë kam qenë minator, në vitin e parë kam punuar si vagonist pastaj kam punuar minator gjatë gjithë kohës.

Babai im kur unë rashë në burg vdiq. U aksidentua në punë edhe vdiq,e zuri skrapata edhe vdiq në moshë të re. Atje në fshatin tonë sillnin të internuar s’kishte nevojë tëtë internonin ty të conin vend tjetër. Ai ishte fshat internimi. Të drejtë punësimi nuk kishe ose për të shkuar diku. Shikoheshin me një sy tjetër. Ja po ky e ka djalin në burg apo ky ka vllain në burg. Biles burri i motrës time që kishte hedhur letrat për tu bërë anëtar partie, ishte kryenormist në Kalimash të Kuksit. I thanë ti ke një kunat në burg, të dënuar politik dhe nuk mund të të pranojmë anëtar partie. 12 vjet që kam qenë unë në burg motra ime nuk ka patur mundësi të shikonte nënën. Nënën time, nënën që i kishte bërë kokën. 12 vjet. Ishte ora 7 e mëngjesit kur bëhej apeli, gjithë natën nuk kisha flejtur gjumë nga qefi që nesër do dilja. I dija ditët se i numëroja si kokrra gruri. U vesha u mbatha me kostum, me këmishë të bardhë, me këpucë. Edhe po kaloja para komisarit të repartit, ishte officer roje atë ditë. Më pa vecant të tjerëve ky i veshur ndryshe, jo me rroba burgu. Ti tha, kalo aty. Dola në krah unë. Vazhdon ky oficeri tjetër duke numëruar edhe më tha pse je veshur ti? Kam sot, ditën për të dalë unë.

Do lirohesh sot? Po më liruat, po. Ta shikojmë thotë. Po më bënte zemra sikur po më dilte nga vendi. Ai para unë prapa tij. Ishte një urë që kaloni nga reparti këtej në repartin e kampit të ordinerve andej. E kaluam urën, ngjitemi për tek reparti. Ku vete më tha mua, më hap derën të dal i them.

Prit aty tha. 3 orë kam ndenjur duke pritur. Për tre orë tre paketa, dhe kur kam dalë më ka rënë të fikët të çezma e ujit.

Kjo është e gjitha. Unë jam Sabri Islam Çoka, lindur në fshatin Arrz të rrethit Kukës. Jam arrestuar në vitin 1978. Kam bërë 12 vjet burg. Jam liruar në vitin 1989, në fund të 89. Shyqyr që jam gjallë.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here