Video/ Musine Kokalari dhe persekutimi i saj, në fletët e një ditari

0
360

Një fletë nga ditari i Musine Kokalarit, mbajtur më 1 janar 1977, ndërsa vuante dënimin si e internuar në Rrëshen, dëshmon kulmin e hidhërimit dhe vuajtjeve të intelektuales së persekutuar, deri në vdekje nga regjimi komunist

E arrestuar më 23 janar të vitit 1946, Musine Kokalari u dënua me 20 vjet burg. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internojnë në Rrëshen, ku jeton mes skamjes, harresës, punës së rëndë e përçmimit, deri në vitin 1981, kur vuajtjeve të saj i shtohet edhe sëmundja e kancerit, prej së cilës vdiq dy vjet më vonë…

Ja çfarë shkruante ajo në ditarin e saj, më 1 janar 1977:

“Kam ndjerë dhembjen e përçarjes dhe pata pasojat më të dhimbshme në jetën time.
Si furtuna me luftë mbriti revolucioni. Më 12 Nëntor gjatë luftes së Tiranës na muarnë dy vëllezër. Dhe i vranë. Pasoja të naivitetit dhe besimit se nga ta nuk vjen gjë e keqe. I vranë pa bërë gjë. Të parat thika mbas shpine.
....33 vjet me radhë, dallgët e revolucionit më goditën pa ndërprerje. Më ndanë nga të gjithë. Më izoluan. Nga gjiri i familjes më shkëputën përgjithmonë. Lidhjet u dobësuan. Më duket sikur s'kam qenë kurrë midis njerëzve. U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu po më keq se kafsha. Në fqinjësi që kanë krijuar një batak. Në punë që më shfrytezuan si një kafshë për një copë bukë…”

Bashkëkohësit tregojnë se Musinesë nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here