Vilson Blloshmi, poezia e 1972: Ne qeshim kur qan jeta, dhe kur qesh varri…vdesim!

0
889
blank

Katër vjet e 6 muaj para së të çohej në pushkatim Vilson Blloshmi kishte shkruar këtë poezi si një epitaf për jetën e tij. Dorëshkrimi I kësaj poezie ishte sekuestruar bashkë më gjithë dorëshkrimet e tjera të poetit, pasi e arrestuan më 5.8.1976. Pas afro një viti qelive të hetuesisë dhe një procesi gjyqësor me prova të manipuluara, i dërguan para togës së pushkatimit së bashku me kushëririn e tij poetin Genc Leka me 17 korrik 1977. Ja poezia që Vilson Blloshmi kishte shkruar në dhjetor të 1972.

 ,.................

Dhe koha shkon

Dhe bota iken

Dhe ne ecim

Dhe qeshim kur qan jeta,

Dhe kur qesh varri....

Vdesim....!

12.12.1972

Vilson Blloshmi

Ai ishte një poet i talentuar, një intelektual i rrallë, por me jetë të shkurtër. Vilson Blloshmi, lindi më 18 mars të vitit 1948,në Bërzeshtë te Librazhdit.Ai ishte vetem nje poet gje qe i kushtoi edhe jeten. Vilson Blloshmi bashke me Genc Leken u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe` u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësinë me krijimt  arinë e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.

Vilson Blloshmi, ishte mësues dhe poet i talentuar që aspiroi për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Pra, në Komitetin e Partisë merreshin vendime për pushkatimin e poetëve. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik, ishin përgatitur në Komitetin e Partisë dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë, për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: “Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH”. Akuzat ishin të rënda për “krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë”.

Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimorë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”, ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, “që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja”. Regjimi nuk i donte njerëzit që dinin gjuhë të huaja. Megjithëse dinte gjuhë të huaja, ai shikohej me sy të keq nga Partia e Punës dhe qeveria komuniste. Në aktakuzë thuhej se: “Vilson Blloshmi e ka filluar që në bankat e shkollës, në Normalen e Elbasanit, veprimtarinë armiqësore”. Ai i kishte thënë një shoku në shkollë se, “vendi nuk ka literaturë të bollshme dhe njerëzit nuk marrin dije”...

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here