Viti 1954/  6684 të burgosur politik që shfrytëzoheshin si skllevër në punë të detyruar

0
193
blank

Statistika të ministrisë së brendshme në fillimet e diktaturës për persekutimin që i bëhej “armiqve” të klasës

Burgjet dhe kampet e internimit në vitet e para të diktaturës por edhe në vazhdim, ishin kthyer në vënde tmerri për ata që sistemi diktatorial i kishte shpallur si “armiq të popullit”. Të burgosurit nëpër burgje por edhe familjarëte  tyre nëpër kampe internimi, kryenin punë të detyruar në kushte ekstreme, pa ushqim e pa higjenë. Për këtë arsye, në burgjet dhe kampete  internimit ka shifra të frikshme të numrit të të vdekurve.

Gjatë vitit 1954, sipas raportit vjetor të Degës së Kampeve e Burgjeve, 268 janë aktivizuar në punë 4272 të dënuar dhe të arrestuar, por duke i llogaritur forcat për çdo kamp, llogariten rreth 6684 të burgosur. Në kampin nr.1 ishin aktivizuar 1159 vetë, në Kampin nr .2, 2769 të dënur, në Kampin nr. 3, 1252 të dënuar dhe në Kampin nr.4, 394 të dënuar, në punëtorinë e artizanatit, 679 vetë dhe në Kampin e të internuarve, 431 veta, nga të cilët 200 gra dhe fëmije dhe 215 burra. Gjatë vitit 1956, aktivizimi në punë sipas kampeve ishte: Reparti 301, Bulqizë ka aktivizuar 931 të dënuar, nga 1047 që kishte gjithsej. 269 në Rinas, ku ishte dislokuar, kampi nr. 2, ose Reparti 303, ishin aktivizuar 800 të burgosur. Në Zadrimë Lezhë, ndodhej kampi nr.3, ose Reparti 305 me 1284 të burgosur të angazhuar në bonifikimin dhe sistemimin e lumit Gjadër. Në Tiranë, për ndërtim pallatesh, ishin aktivizuar të dënuarit e kampit nr.4, me një efektiv prej 333 forca pune, nga 400 që kishte kampi. Në punëtorinë e artizanatit, që ishte një kamp me shërbime të ndryshme, ishin angazhuar 581 të burgosur. Për tharjen e kënetës së Tërbufit ishte dislokuar kampi nr. 5, ose Reparti 309, me një forcë prej 700 të dënuar. Në gjithë vendin punonte një ushtri e tërë të burgosurish që kapte numrin 5000 veta, por në raportimet zyrtare, thuhej se ishin angazhuar 4044 të burgosur.

Qindra fëmijë në kampet e punës në diktaturë

Për nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte ngritur një kamp me rreth 150 të burgosur, të cilët ishin organizuar në disa reparte si marangoz, rrobaqepës, mekanikë, përkthyes dhe këpucarë. Të ardhurat e realizuara prej tyre llogariteshin ne 1.628.336 lekë brenda vitit 1950. Në janar 1950 në Sukth u ngrit kampi me robërit monarko fashistë grekë. Rreth 400 veta merrnin pjesë në punë çdo ditë për shpyllëzime, prashitje pambuku, vreshtari, korrje, mbledhje domatesh etj. Puna ishte dy orë larg vajtje kthim. Sipas analizave te vitit, llogariten 80.000 ditë punë dhe 1.628.336 lek të ardhura. Gjithsej kampi kishte 616 grek. Kampi i Valiasit ishte ngritur që në vitin 1948. Në këtë kamp bënin pjesë të internuarit, robërit e luftës dhe të burgosur. Në janar 1950, në kamp ndodheshin edhe 200 gjermanë. Pjesa më e madhe e të internuarve ishin gra. Në maj të vitit 1950 ky kamp kishte 733 vetë. Në Vlorë ka qenë ngritur një kamp me 50 veta që quhej “Lufta e Vlorës” dhe në Fier një kamp tjetër. Përveç kampeve të punës me të burgosur, në vitin 1950 ishin ngritur edhe disa kampe internimi. Kampi i Tepelenës kishte 1352 të internuar, në Valias 733 vetë, në Kampin e Porto Palermos, kampi i gjermaneve me 212 veta dhe kampi i grekëve me 605 veta. Në total llogariten në vitin 1950, të jenë 2993 të internuar, prej të cilëve janë aktivizuar në punë 2500 veta. Në punë janë aktivizuar, përveç të rriturve dhe grave edhe fëmijët. Kampi nr. 2 në Selenicë filloi më 2 maj 1951. Në këtë kamp punuan çdo ditë 788 të burgosur. Gjatë vitit 1951 janë realizuar në këtë kamp 120.259 ditë pune. Kampi i Kuçovës filloi në korrik 1951 dhe çdo ditë janë aktivizuar 299 të burgosur. Në Urën Vajgurore, ishte ngritur kampi për ngritjen e aeroportit dhe kanë punuar 2000 te burgosur.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here