Gati dy vjet pas luftës, regjimi komunist vazhdonte të ekzekutonte pa gjyq dhe të digjte shtëpi. Viktimat si quante më “reaksionarë”, por kriminelë. Ata, në fakt, ishin kundërshtarë politikë dhe këtë e specifikojnë edhe vetë komunistët në raportet e tyre. Lista e të ekzekutuarve që e sjellim më poshtë si dokumen, sqaron që 5 persona janë vrarë gjatë luftimeve, ndërsa 12 janë ekzekutuar (pa gjyq). Fillimisht, të ekzekutuarit janë kapur rob, pastaj janë vrarë.Dokumenti i plotë i datës 9 shtator 1946, ku zbardhet lista e të ekzekutuarve atë ditë nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, Shkodër, vjen i plotë si më poshtë.
Dokumenti i plotë
Lista e personave të ekzekutuarë dhe të vrarë
(9 shtator 1946)
- Hajdar Dani, Drisht, ekzekutuar
- Hysen Velushi, Dragoç -
- Ymer Beqiri, Bokes -
- Halit Meti, - -
- Idris Dibra - -
- Avdi Zeqiri - -
- Halit Dauti Kullaj -
- Brahim Selimi - -
- Metush Alija - -
- Rexhep Idrizi - -
- Reshi Beqiri - -
- Qazim Rroji Perash Shkodër
- Azmo Hyseni Bokes Vra gjatë luftimit
- Nus Salja - Vra gjatë luftimit
- Sahit Duli - -
- Ymer Zeneli - -
- Eles Bezi - -
KOMISARI POLITIK
Kapiten
(Maman Saliu)
(Firma)
KOMANDANT’I QARKUT M.P
Major
(Mihallaq Ziçishti)
(AMB, F. Diviz. Mbr. Popullit., V. 1946, D. 62, FL. 17)
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.