Kryengritja antikomuniste në Postribë, 18 burra u pushkatuan, 30 shtëpi u shkrumbuan

0
294
blank

18 burra u morën dhe pushkatuan në mes të fshatit, pa gjyq dhe në shenjë demonstrative për të shkaktuar frikë në popullsi. Mbi 30 shtëpi u dogjën, malli u konfiskua, ndërsa nisi etapa e dytë me bastisjes, burgimit dhe torturave....

Ishin vitet e para pas çlirimit të vendit, por në Shkodër dhe rrethinat e saj “çlirimi” më i madh që i duhej bërë Shqipërisë ishte largimi i komunistëve dhe rrëzimi i pushtetit të egër të tyre. Postriba ishte ndër zonat që vendosi të organizohej, duke marrë shkas edhe nga lëvizje të tjera në Malësi të Madhe dhe disa zona në Mirditë. Në Postribë situata ishte në shpërthim. Filluan të zhvilloheshin mbledhjet e para, me qëllim pjesëmarrjen sa më të gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik të vitit 1946, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në kuvend u vendos data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politik në burgjet e Shkodrës dhe më pas të merreshin të gjithë institucionet shtetërore. Më 7 shtator 1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj u vendos që të nesërmen, të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morrën pjesë Osman Haxhia, Abaz Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raçi, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijesi Osman Haxhia, i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë me 09.09.1946. Kryengritësit do sulmonin të tre djetime: kundër gazermave të ushtrisë në lagjen Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte degën e punëve të brendshme. Në orët e para të betejës suksesi ishte i madh, por diçka nuk shkoi me këtë kryengritje, pasi kauzës së tyre nuk iu përgjigj pjesa më e madhe e popullsisë, pasi ishte e painformuar çfarë po ndodhte. Lajmi për reagimin kundër regjimit mbërriti në Tiranë ku me urdhër të drejtëpërdrejtë të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut u nisën disa qindra forca ushtarake të armatosur mirë për të shtypur kryengritjen. Si pasojë e reagimit të ashpër, kryengritja e Postribës dështoi. Disa nga krerës e saj, 12 persona ranë në beteja, ndërsa disa të tjerë u larguan në male. Raprezalja do të vijonte ditë më pas në Postribë. Fillimisht 18 burra u morën dhe pushkatuan në mes të fshatit, pa gjyq dhe në shenjë demonstrative për të shkaktuar frikë në popullsi. Mbi 30 shtëpi u dogjën, malli u konfiskua, ndërsa nisi etapa e dytë me bastisjes, burgimit dhe torturave. Postriba u kthye në tym e flakë, ku në çdo shtëpi të saj kishte nga një burrë të vrarë dhe të tjerë të burgosur. Për gjatë gjithë perudhës së komunizmit kjo zonë u veçua duke kaluar kalvarin e madh të vuajtjeve, internimit dhe varfërisë ekstreme.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here