Autokritika e një sigurimsi, “Jam imoral dhe kam torturuar...”

0
396

Të dhunshëm, shpesh të pashkolluar, mizorë dhe me një pushtet kriminal që e përdornin si të ishin zotër mbi njerëz të pafajshëm. Ky mund të ishte përshkrimi për shumicën dërrmuese të punonjësve të Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri.

Struktura ku ata faleshin për të mirë e për të keq ishte kupola më e lartë e regjimit Enver Hoxha dhe të besuarit e tij në Komitetin Qendror. Përveç letrave, raporteve informative dhe informacioneve që punonjësit e sigurimit dërgonin në Komitetin Qendror të PPSH-së, edhe autokritikat e tyre nuk ishin të pakta. Në to mund të mësosh për të fshehtat e tyre të errëta që ata ja tregonin partisë.

Një prej tyre ishte një grek, i cili kishte nisur aktivitetin e tij në strukturat e Sigurimit dhe e përdorte pushtetin që i jepte detyra në mënyrën më kriminale, duke torturuar viktimat që ai i cilësonte kundërshtarë të regjimit. Në një letër të tij dërguar Komitetit qëndror nga e cila e kemi shkëputur vetëm autokritikën mund të përfytyrojmë portretin e tij prej krimineli gjakftohte, që i rrëfen krimet pa vrarje ndërgjegjeje.

Ja teksti i autokritikës. (shënim: emrat e viktimave i kemi lënë të paplotë)

Vdekja Fashizmit

Liri Popullit

Komitetit Çentralë të P.P.Shqipërisë

I nënëshkruari Jonuz Sejdullaj andari Partis puntore greke që bënja pjesë në organizatën andi-fashiste greke të Gjinokastrës dhe me shërbime pranë seksionit sigurimit të Gjinokastrës me gradën reshter, ju parashtroj sa më poshtë vijon:

Me rezulicionit e Pleniumit XI nuk kamë bërë autokritikën dhe kritikën mbi gabimet e mija sa më janë paraqitur si andar Partije dhe si organ i sigurimit.

Me qenë që puna e sigurimit është një punë speciale dhe rezervate, për këtë ju parashtroj autokritikën dhe kritikën time.

Unë jamë një ushtar i Ellasit i cili kamë ardhur këtu në Shqipëri që në pril të vitit 1945 mbasi ndiqesha nga monarko-fashista grekë dhe që atherë kam marë pjesë në organe të sigurimit, dhe në punën time të përditëshme më janë kostatuar këto gabime.

Autokritik:

Unë jam pak egoistë në masë të populit ashtu dhe me shokët, unë me populin nuk jamë sjellur arogantë, por populi kishte frik nga mua jo si person por si organi i sigurimit.

Jamë pak imoral.

Kamë çfritizuar iformatorjen tonë Lefko P. nga katundi P.

Kamë rahur një grua nga S. Parashqevi T. dhe Llambi P. me urdhër të përgjegjësit timë të kufirit N/Toger Nikolla Ndreut mbasi këtyrevet i kishte aratisur nipi nga ushtria dhe i kamë mbajtur arestuar 3 ditë.

Unë kam mbajtur në vrejtje Jorgo . nga katundi Klishari me inisjativën time mbasi kostatova që ky kishte dijeni për një që kishte dezertuar nga radhët e ushtris dhe kishte vajtur në Greqi dhe më vonë e lajmërova dhe zyrën vartës time, mbasi neve – (4) katrë shokë e kemi rahur po ay na mohonte. Atje ishte dhe komisari i Divizionit Mbrojtës Popullit i Rinis ku dhe ky vet e kishte rahur dhe unë e lash mbrenda të mbyllur në një kishë dhe ika dhe kur u ktheva të nesërme e gjeta të varur që ardhur dhe Prekurorija e Gjinokastrës.

Kamë rahur me urdhërt të pëgjegjësit timë Ramiz Hasanofska, Thimjo B. nga Sotira me bashkëpunimi me një shok tonë të sigurimit Kristo B. mbasi ky kishte dijeni aratisje të tre familjet për në Greqi.

Kamë rahur dhe kamë kërcënuar një djal nga Peshkopi e poshtme e quajtur Vangjeli B. me kokën time. Janë disa gjëra të tjera që janë bërë në vitin 1946 por janë gjëra të vogla dhe nuk mbaj mendë konkretishtë...

blank

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here