“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. ...Kufoma e tradhtarit të popullit u vu në zjarr të madh...”
Rruga nga Kastrati i Malësisë së Madhe drejt Tropojës, do të ishte udhëtimi i fundit në këtë botë, i Atë Lekë Lulashit. Ai ishte një ndër klerikët më në zë të viteve '40, mjaft aktiv në paralajmërimin se çfarë do ti ndodhte Shqipërisë nga komunizmi. Tamam për këtë arsye, ai u shpall nga regjimi komunist si armik i popullit dhe si i tillë do të vritej në mënyrën më makabre nga xhelatët e diktaturës. Atë Lekë Lulashi u akuzua si "ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve". Është paradokslae edhe akuza sepse e shpallën si aleat edhe të gjermanëvë dhe të britanikëve, që ishin përballë në fronte të ndryshme në Luftën e Dytë Botërore. Studiuesi Kastriot Dervishi, ka publikuar letrën e partizanti që ka marrë pjesë në ekzekutimin e Atë Lekë Lulashit, ku shpjegohen detajet e vrasjes.
Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:
"Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.