Ditari i Musine Kokalarit: Më shfrytëzuan në punë, si një kafshë...

0
363
blank

Nje fletë nga ditari i Musine Kokalarit, mbajtur më 1 janar 1977, ndërsa vuante dënimin si e internuar në Rrëshen. “Më duket sikur s'kam qenë kurrë midis njerëzve. U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu po më keq se kafsha. Në fqinjësi që kanë krijuar një batak. Në punë që më shfrytëzuan si një kafshë për një copë bukë…”

(DITARI NË INTERNIM - RRËSHEN, 1 JANAR 1977)

...Nxënësja e Sami Frashërit, në vetmi kanë kaluar afro 33 vjet revolucion. Në odën time të vogël, ballë meje kam vënë fotografinë e iluministit të shquar Sami, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, punonjësit të gjuhës shqipe dhe të lëvizjes kombëtare Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, mendimtarit Naum Veqilharxhi, të nderuarit De Rada dhe të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm. Jetoj me njerëz të nderuar, të ditur, demokratë që kanë punuar për vendin, për mëmëdheun gjer sa mbyllën sytë. Unë jam nxënësja e tyre.
Kam ndjerë dhembjen e përçarjes dhe pata pasojat më të dhimbshme në jetën time.
Si furtuna me luftë mbriti revolucioni. Më 12 Nëntor gjatë luftes së Tiranës na muarnë dy vëllezër. Dhe i vranë. Pasoja të naivitetit dhe besimit se nga ta nuk vjen gjë e keqe. I vranë pa bërë gjë. Të parat thika mbas shpine.
....33 vjet me radhë, dallgët e revolucionit më goditën pa ndërprerje. Më ndajtën nga të gjithë. Më izoluan. Nga gjiri i familjes më shkëputën përgjithmonë. Lidhjet u dobësuan. Më duket sikur s'kam qenë kurrë midis njerëzve. U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu po më keq se kafsha. Në fqinjësi që kanë krijuar një batak. Në punë që më shfrytezuan si një kafshë për një copë bukë, sa u detyrova dhe e lashë vetëm një muaj para pensionit. Më lajmeroi Komiteti Ekzekutiv të veja dhe të kërkoja punë tjetër. Donin që unë të kërkoja punë tjetër.....

...Këtu ri e mendoj sot në ditën e parë të vitit 1977 në odën time, ballë mesonjësve të mi të nderuar. Isha dhe mbeta nxënësja e tyre. Kështu kaloi një jetë njeriu që dëshironte punën, kulturën, bukurinë e jetës në formimin e njeriut demokrat, modest, të pastër në ndjenja, të thellë në mendime...

blank

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here