Prenk Calin edhe të lidhur, Mehmet Shehu  e kishte frikë për vdekje

0
472
blank

Urdhri i 17 shkurtit/ “Jeni t’urdhnuem që me pasë nji kujdesi të veçantë në shoqërimin e kriminelit të luftës Preng Calin me shokë. Të jenë të lidhun mirë të siguruem n’automobil..”

Një ditë pasi komunistët kishin arritur ta thyenin  qëndresën e  luftëtarëve të Penk Calit e Llesh Marashit, Mehmnet Shehu ishte sërish si mbi gjemba. Ai dërgon një urdhër me urgjencë  përgjegjësit të partizanëve, që do të shoqërtonin Prenk Calin të lidhur nga Malësia e Kelmendit për në Shkodër. Shehu i porosit partizanët që të kenë shumë kujdes e ta mbajnë të lidhur mirë Prenk Calin dhe të tjerët në automobil për në Shkodër. Shehu i trembej ndonjë sulmi të beftë dhe arratisja e Prenk Calit do të ishte një goditje e rëndë për të dhe operacionin gjakatar që ai udhëhiqte në veri me urdhër të posaçëm nga Enver Hoxha. Dokumenti që sjell sot “Kujto .al” është i sunduar nga gjendja e ankthit. Për regjimin komunist kapja e Prenk Calit ishte fitorja më e rëndësishme, pas së cilës disi më lehtë do të depërtonin për të vijuar masakrat në popullsinë antikomuniste të veriut. Ja urdhëri i formosur nga Mehmet Shehu me 17 shkurt.

blank

USHTRIJA N.ÇL.SHQIPTARE

VDEKJE FASHIZMIT

LIRI POPULLIT

KOMANDA E OPERACIONIT

Nr.extra.
Shkodër me 17/2/1945.

PËRGJEGJËSIT

Të partizanëve që shoqërojnë Kriminelin e Luftës Preng Calin.

P o z i t ë

Jeni t’urdhnuem që me pasë nji kujdesi të veçantë në shoqërimin e Kriminelit luftës Preng Calin me shokë. Të jenë të lidhun mirë të siguruem n’automobil. Të keni parasyshë që kur të mbrrijni në lagjen e parë të qytetit Shkodrës të zbriten nga automobili dhe në këmbë së bashku me shokët të drejtoheni për në Brigadën e II.Mprojtjes Popullit tue ndjekë rrugën kryesore të qytetit.

Ju kujtijmë se në tilla raste duhet të keni vëmendje të madhe, dhe në qoftë nevojë mund të kërkoni shtimin e forcës përcjellse, porositeni gjith-ashtu të keni kujdesi dhe në qytet.

Shtohet se gjaja ma kryesore asht që krimineli Preng Cali me shokë të jenë të lidhun mirë e të siguruem.

Pritet zbatimi i urdhnit pikërisht.

KOMANDANT’I OPERACIONIT

GJENERAL MAJOR

(Mehmet Shehu)

(firma)

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here