Rushit Plaku është arratisur, dëbojeni familjen e tij 6 anëtarëshe!

0
417
blank

Ja si hartoheshin vendimet e para për internimin apo dëbimin e familjeve të “armiqve të pushtetit” në Shqipërinë komuniste

Një djalë 20 vjeç, nga Konispoli, kishte guxuar të arratisej në gusht të vitit 1949, dhe pasojat për veprimin e tij do t'i vuante e gjithë familja e tij. Familja 6 anëtarëshe Plaku, do të dëbohej nga shtëpia dhe prona e tyre në Konispol, e do të çoheshin si “të dëbuar” në Valias, për 5 vjet.

Kjo ngjarje është krejt e ngjashme me mijëra të këtij lloji, gjatë 45 viteve të regjimit komunist. Por ndërsa në vitet e para 1944-1949, pjesa dërrmuese do të internoheshin pa asnjë bazë ligjore. Në vitin 1949, një seksion i posaçëm ishte ngritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që do të ishte përgjegjës për këtë masë dënimi.

Ky komision i quajtur “Komisioni i dëbimeve dhe konfiskimeve”, funksionoi në këtë Ministri si pararendës i  “Komisionit të Internim-Dëbimeve”,  i cili do të firmoste për dekada me radhë, me mijëra vendime internimesh të familjeve shqiptare për asye politike. Kjo shkresë e nënshkruar nga kryetari dhe 5 anëtarët e këtij komisioni, rezulton të jetë një prej modeleve të para të vendimeve të dhëna për internim-dëbimet në Shqipëri, gjatë regjimit komunist.

Dokumenti i plotë, si më poshtë: 

Vendim nr.245 datë 15/X/1949

Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimeve  të pasurisë pranë Ministrisë së P. të Brendshme, i formuar prej N.Kolonel Beqir Ndou kryetar, me anëtar N/Kolonel Sali Ormeni , N/Kolonel Kadri Hazbiu, major Xhep Kolli, Kapiten’ i I-rë Vesel Ahmeti, mbasi mori në shqyrtim raportin nr…. datë…të Degës (seksionit) të P.të Brendhsme të Sarandës në bazë të të cilit rezulton se i quajturi Rushit Plaku i biri i Aliut dhe i Ildijes…i datlindjes 1929 nga katundi Konispol, banues në Konispol Sarandë  me profesion Bujk është arratisur  nga vend-banimi i tij më datën 30/8/1949, duke kaluar për në…

Duke qenë se kondra pjestarëve të familjes së personave që arratisen mund  të merret masa e dëbimit. –

Në bazë të nenit 2,4 dhe 5 të dekret-ligjës Nr.649 dt.10/I/1949 mbi zbatimin e  dënimeve të dëbimit dhe të konfiskimit të pasurisë si masë administrative, kthyer në ligjë  nen nr. 660 datë 24/II/1949.-

Vendosi

Dëbimin nga vendbanimi të familjes së të përmendurit Rushit Plaku të përbërë nga Hasan Plaku internuar  në kampin e Valiasit  së bashku me pjestarët  e familjes së tij prej 5 vetash për një kohë prej 5 vjetësh për shkak se  ka në arrati vëllanë e tij Rushit Plakun.

 

Anëtar

Kap.i I-re

V.Ahmeti

firma

 

Anëtar

Major

Xhep Kolli

firma

 

Anëtar:

N/Kolonel

K.Hazbiu

firma

 

Anëtar

N/Kolonel

Sali Ormeni

firma

 

Kryetari

N/Kolonel

Beqir Ndou

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here