Shkurt 1946/ Si u pushkatuan dy të rinjtë nga Malësia e Madhe

0
467
blank

“Gjeka u rrëzua në gjuajtjet e para të automatikut komunist, kurse Gjergji e mbajti në krahë deri sa të dy u rrëzuan së bashku, me trupat shoshë me plumba..”

Gjergj Luli dhe Lekë Marashi, ishin dy të rinj nga Kopliku i Malësisë së Madhe, të cilët u identifikuar qysh në vitin 1944 si kundërshtar të regjimit komunist. Ata u arratisën dhe qëndruan dy vitë në mal, deri sa u kërcënuan me jetën e familjes së tyre. Pasi morën kërcënimet nga terroistët komunistë, ata u dorëzuan. Pas torturave ç'njerëzore nëpër hetuesitë komuniste, ata u pushkatuan mëngjesin e një dite shkurti. Rrëfimi vjen përmes kujtimve të lëna me shkrim nga Valentin Pervizi, i cili qëndroi disa ditë në burg me dy djemtë malësorë. Kur po shkonin drejt pushkatimit, njëri prej dy malësoreve, hoqi trikon prej leshi dhe ia dhuroi Valentinit, që të mund të ngrohej pak, në akullin e burgjeve komuniste.

****

blankNjë ditë kishin sjellë në dhomën e Valentinit dy malësorë nga zona në kufi me Jugosllavinë. Njëri ishte i naltë rreth 1.90 dhe me trup të lidhun e muskoloz, me një fytyrë të rregullt që shprehte një natyrë të mirë e krenare. Ndërsa tjetri pak ma i vogël me një fytyrë të ashpër, që tregonte egërsi të madhe. I pari quhej Gjergj Luli e tjetri Gjekë Marashi. Të dy nga Kelmendi, qendra kryesore e asaj krahine malore. Në dhomë ishte njeni që i njihte mirë, që quhej Pjetër, i cili i kishte pa nji ditë që i morën në pyetje në zyrën e burgut. Ai tregonte se ishin dy burra shumë trima dhe të besës, që rrallë gjëndëshin në botën e tanishme.

Kurse Gjergji kishte nji natyrë krejt të ndryshme, i butë, por në luftim tregohej guximtar e trim. Kur erdhën në fuqi komunistët, ato qёndruen në mal. Pas disa muej, nji ditë, komandanti operativ i zonës, u çon fjalë se kishte marrë urdhën  nga nalt për me ua internue familjet dhe me ua djeg shtëpitë. U dha 48 orë kohë me mendue se si me vendosë : ose me u dorëzue ose me ndejtë të arratisun. Për rastin e  bashkohëshin në atë lojë. Luajtën deri natën vonë, deri kur Gjeka u tha shokëve ta falnin se donte me fjetë. Ma vonë i kishte folë Valentinit:  - Shikoje Gjergjin se si asht katandisë në gjumë. Gjergji ashtu siç ishte i shtrimë dukej krej i skuqun e i mbuluem me djersë. Kush e di ç’andrra të tmerrshme e mundonin. Valentini deshi të pushonte, por nuk mundi me mbyll sy atë natë, sepse pati dhimbje të madhe në një vesh. Disa herë, gjatë natës, e kishte pa Gjekën që çohej dhe merrte leje me shkue në banjo, që gjëndej e mbeshtetun mbi murin e rrethimit. Por më kot. Edhe po të kishte pasë flatrat nuk mund të kishte ba asgja, sepse mbi terracën sipër ishin rojët me automatikë ndër duer.

Erdhën e i morën pa zbardhë agimi. Kur njena nga rojet lexoi emnat, të gjithë u çuen në kambë për t’u përfalun me ta për herën e fundit. U përqafune me lot ndër sy. Gjergji e hoqi trikon e leshit e puneme bukur që mbante dhe ia dha Valentinit duke e falenderue që ia kishte huajtun. Fanela ishte e tij, por si njeri i mirë që ishte ia dha në nji mënyrë qe rojet të mos e kuptonin që po ia linte si kujtim e amanet, sepse përndryshe Valentini mund të kishte pësue një keqtrajtim. Kishin vendosë t’i pushkatonin në një vend afër Shkodrës, pikërisht në Koplik, ku Llesh Marashi kishte luftue kundër forcave terroriste të Mehmet Shehut mё janar 1945.Mbasi nuk ishte ma larg se 7-8 kilometra i kishin çue në kambë, sepse një ditë ma përpara i kishin njoftue gjithë banorët përreth që të vinin për t’i pa se ç’kafshë“ ishin. Partizanёt ishin rreshtue nga dy anët e rrugës, të gjithë të rinj e të reja partizane, me uniformat lecka lecka që bertisnin e shanin si të çmendun kundër atyne herojve të vërtetë, që nga ana e tyne nuk rrinin gojë mbyllun, por u përgjigjëshin me një fjalor të pasun sharjesh, drejtue veçanërisht regjimit bolshevik e atyne vajzave të marrosuna. Kur i kishin çue në vendin e ekzekutimit, ku ishte mbledhë gjithë ai popull që i njihte ato të dy, i kishin mbështete pas një muri ashtu të prangosun. Gjeka ishte lakue në gjuejtjet e para, kurse Gjergji e kishte mbajtë në krahët e tij të fuqishëm deri sa të dy ishin rrëxue së bashku, me trupat shoshë me plumba..

Para regjimit komunist, publikohej një revistë, në të cilën më shumë se një herë paraqitej fotografia e Gjergjit, si prototip shembullor i racës shqiptare, jo vetëm për trupin e tij atletik, por edhe për bukurinë e fytyrës me trajta të rregullta e të përsosuna. Por sistemi komunist ishte kundër çdo gjaje të bukur e fisnike, qoftë të përmasave të njeriut apo të përmasave historike, kulturore e të traditave ma të mira shqiptare. Po tregohej krejtesisht si një sistem antishqiptar e antinjerëzor.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here