Spiunët komunistë në Dukagjin: Po hetojmë ja ku fshihen kundërshtarët

0
338
blank

Raporti informtav i 7 shkurtit 1945, që zbulon hetimet e bëra në fshatrat e Dukagjinit nga komunistët që mblidhnin të dhëna në terren për të zbuluar kundërshtarët e regjimit

Gjatë aksionit në Dukagjin në ditët e para të shkurtit 1945, ku vepronte kryesisht Brigada 23,  ishte bërë shumë punë zbuluese për të gjetur elementët kundërshtarë dhe ata që ishin arratisur. Informatat për të gjithë zonën e Dukagjinit ishin përmbledhur në këtë raport informativ dhe i dërgoheshin Shtabit të Divizionit të II të Korp Armatës III. Informatat e mbledhura shërbenin më tej gjatë zhvillimti të aksionit për zbulimin  dhe kapjen e elementëve kundërshtar të regjimit.

Ja çfarë shkruhet në raportin që i bën skaner gjithë veprimtarisë antikomunsite të kësaj periudhe të  zonës së Dukagjinit.

USHTRIJA N.Ç. SHQIPTARE

Vdekje Fashizmit

Liri Popullit

 

SHTABI DIVIZIONIT II Korp Armata e III

Nr.Prot.86

Shkodër, me 7 Shkurt 1945

REZERVAT.

 

Landa: Dërgim informatash.

Shtabit korp armatËs iii-të

S h k o d ë r.

 

Po u përshkruejm tekstualisht më poshtë disa informata që posa na mërrijtën nga Komisari i Brigadës 23:

“Nga hetimet e bamuna për gjendjen e Zonës Shllak, Dushan, Drishtë, Vilzë dhe Pal mbi bajraqet e Dukagjinit, rezulton të kemi këto informata (të cilat jepen nga dy katundar Shllakas miq t’afërt të Lëvizjes s’onë).

  1. Në Katundin Drisht asht i aratisun për arësye politike i qujtuni Myrto Dani, Bajraktari i këtij Katundit, Metush Halili dhe Zyber Dervishi, t’ikun mbas trathëtarit Xhelal Beg Bushatit.
  2. Në katundin Vilzë, në këto tri ditët e fundit, asht marrë vesht se gjendesh aty i aratisun Faik Çuku dhe në bashkpunim me Sadik Zyberin nga ky katund kan ba ndërlidhje pune me reaksionarët që tash ndodhen në Dushan. Dyshohet se trathëtari Faik Çuku mund të qëndrojnë në nji shpellë të mprrojtur që nga katundi Vilzë.
  3. Në katundin Qerret ditën e Diel me datën 4 të këtij mueji ka pasë vend nji mbledhje e popullit të këtij katundi e organizueme prej dezertorit të ushtris t’onë Martin Ndok Mirashit prej Dushanit dhe dyshohet që të ketë qenë dhe reaksionari me damkë i Merturit Nik Sokoli. Kjo mbledhje ka pasë si qëllim organizimin e ndonji fuqije për me hedhë në luftë kundra ushtërisë s’onë. Ndue Marashi paraqitet si element ma i rrezikëshëm në këtë katund.
  4. Në katundin Mazrrek (Shllak) gjenden disa persona që janë lidhur me reaksionin dhe vazhdojnë të punojnë për të. Këta janë: Kol Mark Toma ish Toger Milicije, lot rrol me randësi Tom Ndoja Zogist dhe Pjetër Kola.
  5. Në katundin Barcoll, Zef Gjergji dallaveraxhi i rrafinuemë dhe asht i kërkuemë prej Komandës Qarkut të Shkodrës por s’asht paraqitë. Paraqitet mjaft i rrezikëshëm. Marash Shytani ish spiun në shërbim të Ballit Kombtar dhe tash vazhdon akoma at havazë.
  6. Në katundin Kroj i math, Zef Jaku i rrezikëshëm dhe kurdisë parolla të ndryshme kundra Pushtetit Demokratik dhe Ushtërisë.
  7. Në katundin Vukaj, i biri i bajraktarit të Shllakut i qujturi Gjon Zefi ka qenë Toger me Ballin Kombëtar. Tash ban sikuer rrin indiferent por n’anë tjetër punon nën rrogozë. Andrron nji rastë të favorshëm me u vue në lëvizje me gjith tarafin e tij. Gjithashtu dhe ndoc Mëhilli tregon haptazi simpathinë e madhe që ushtron për Ahmet Zogollin dhe shpesh herë në mes të fshatarëve me qëllim propagande thrret: Rroftë Zogu se aj do të vij prap. Pret i ngrati kohën e vdekur, dhe që të përsëritet edhe një herë dhe përhapë parulla në dëm të Pushtetit t’onë.
  8. Nga Katundi Dushman (Vatër qëndrimi rreaksionare më me randësi), pjesa më e madhe e këtij katundi qëndron keq e përkrahë kundërshtarët e Lëvizjes t’onë. Përhapë parulla të dëmëshme. Kan deklarue se Partizanët nuk do t’i lamë mbrenda do t’i presim me pushkë. Parulla, kuer të vijë vera do të dalim në Bjeshkë, asht përhapun shumë në Bajraqet Shalë e Shosh dhe Dushman.

Para disa ditësh Martin Ndok Mirashi ka qenë urdhnue prej Komandës Rrethit Dukagjinit që s’bashku me 25 persona të mobilizuemë të paraqitesh në Komandën e Qarkut të Shkodrës. Mirpo ky të Mërrkurrën e kalueme vjen deri ke ura e shtrejtë, kontrollon shtëpitë e lagjeve Toprak, Fikaj e Kurtaj dhe t’Ejten natën ikën prej andej me drejtim tjetër e nuk paraqitet në Shkodër. Largohet nga ana e Shllakut dhe del nga ana e tij në Dushman duke marrë me vedi 14 persona dhe 11 të tjerët që s’kan ndigjue me e pasue janë shpërda. Ata qi janë prej Prekalit janë paraqitë në Komandën e Rrethit Prekal (Dukagjin).

Në këtë Katund janë grumbulluar rreaksionarët të ndryshëm ndër të cilët ata që njifen janë: Bajraktari i Shoshit Lulash Gjeloshi, ish Kapiten Gjergj Vata, ish Aspirant Kol Lulashi, Zef Mirash Zefi dhe Gjon Pepa prej Shoshi bashkpuntor me Bajraktarin e Shoshit, flitet se ndodhet midis tyre dhe i nipi i Gjon Marka Gjonit.

Personat që drejtojnë rreaksionin janë: Lulash Gjeloshi, Nik Sokoli dhe Zef Mirashi.

Në Lagjet Mallagji e Fuska kanë bazat e tyre më të forta. Personat nga Dyshmani që luajnë rrol me randësi me reaksionin janë këta: Dedosh Kola lagja Kllogjen, Gjelosh Ndoka lagja Mallagji, Mëhill Pali lagje Tejlume, Gjon Deda lagja Tejlume, Lin Kola lagja Malaxhi, Can Dedushi i biri i Dedosh Kolës Ndue Pali lagja Kajval, Kol Cani lagja Kajvall, Mirash Mëhill Nika lagja Vile, Ded Vuksani dhe Ndoc Marku nga lagja Vile.

Martin Ndok Mirashi kudo qi shkon me shokët e tij që mban pas thotë: Poshtë hylli i kuq dhe rroftë Zogu”.

Reaksionarët e Dushmanit janë mburrë karrshi Bajrakut të Shllakut në këtë mënyrë: “Kotecat t’ueja i boshatisim por t’onat besa jo. Gjithashtu edhe për çarmatim e mobilizimin që s’asht krye akoma thonë se “Armët tona nuk merren kollaj sikurse u muerën prej jush.

  1. Bajraqet e Dukagjinit mbas largimit të forcave Partizane prej andej kan thanë se tash këto po largohen. Na në verë do të marrim armët e do të dalim në mal. Në këto krahina asht përhapun shumë parulla “Liri koshit”.

Parullat që hullen nga reaksioni kundra Pushtetit dhe Ushtris N.Ç.

  1. Gjoni i Marka Gjonit dhe Nik Sokoli i Merturit kan shkue me Ingliz dhe kan marrë materjal ushtarak e vesh-mbathje me bollëk. Duem me luftue komunistat se këta janë të pa fè e duen me na prishë Fen e Krishtit. Këta luftojnë për Rusinë për me na e prue këtë këtu.
  2. Donë me çilë shkollat me çue fëmijt në ta për me marrë vllaj të motrën kuer të rriten.
  3. Na liruenë kotecat dhe tash mbetën pa gja.
  4. Mos u rreni i thonë popullit se këta trup jashtë do t’a fitojnë Shqipninë!, këta qi i mbytën morrat si kanë me fitue Shqipninë? Këta duenë me na ba të gjithve barabar, të fikun. Edhe aj qi ka pasuni don me ja marrë dhe me ja dhanë atij që s’ka. Për bagëtinë do të marrin tufat e berrëve e do t’i shpërndajnë ndër ata të pa pasur.
  5. Kuer të vijë vera në çdo vend do të plasi pushka kundra Partizanve.

SHËNIM/

  1. Asht vue oroe se po të njajtat parulla hidhen në Bajraqet e Rrethit të Pukës. Kuptohet mirë se të gjith këto kan nji burrim të vetëm dhe se reaksioni punon në mënyrë t’organizuar.
  2. Në Bajrakun e Shllakut, ka elemente që propagandojnë për ardhjen e Zogut, ndërsa në bajraqet e Dukagjinit dhe të Pukës janë ma të pakët. Vehet oroe gjithashtu se edhe ata elementa qi ishin lidhun ma parë me Ballin Kombtar tashti na paraqiten si Zogista të flakët dhe deklarojnë kudo se na kemi qenë gjithmonë me politikën e Zogut.
  3. Reaksionarët që janë nga katundet: Vilzë, Qerret, Mazrrek, Barcollë, Proj i math, Vukaj gjenden po thuaj se që të gjith në shtëpinë e tyre. Mund të shtihen në dorë fare kollaj.

 

PËR SHTABIN E DIVIZIONIT II

Komisari Politik:

Nënkolonel:

(Mihaj Prifti)

 

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here