Dokumenti/ Letra për "Tarasin": Petrit Dume braktisi betejën e Vithkuqit, u fsheh në përrua

0
261
blank

Trimëria e partizanëve ka qënë një ndër pikat thelbësore të propagandës së komunistëve në diktaturë. Padyshim që më “trimat” do të klasifikoheshin nga regjimi, ata që udhëhoqën nën diktaturë përkrah Enver Hoxhës. Por dokumentet që gjenden në arkivëne shtetit e rrëzojnë këtë propagandë. Është letra e shefit të parë i Sigurimit të Shtetit që ia dërgonte diktatorit Enver Hoxha që tregon se si spiunoheshin krerët e Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmet Shehu, Petrit Dume, Riza Kodheli,Tuk Jakova, por edhe serbi Dushan Mugosha. “Petriti në këtë goditje s’bëri asgjë por vetë, thesh ku është brigada. Këti shoku i është rritur mendja shumë, por një gjë them unë për këtë shok, emëri i batalionit “Hakmarrje” është popullarizuar më tepër se brigada”, shkruan Pandi Kristo.

Letra

Më 26 ora 6.30 dëgjohen topat e armikut nga ana e Bellovodës-Gjançit-Leshnjes 2 orë më parë marrim një letër nga Nexhipi ku na lajmëronte se Fazlli Frashëri i kish thënë se kish marë vesh para 2-3 ditë se ushtrija italiane do sulmonte Vithkuqin nga tri drejtime Dersnik-Bellovodë-Lubonjë dhe kërkonte nga Nexhipi kordinimin e forcave të të 2 organizatave për ta përballuar armikun por neve nuk ja besuam fjalën me qenë se këta e kanë zakon që të apin alarme por këtë radhë dolli vërtet.

Neve me të marë letrën ju përgjigjme Nexhipit lajmëruan batalionet. Rizanë, Petritin dhe një pjesë të çetës Cute Selenicës, gjithashtu dhe brigada por brigada në vend duheshin 5-6 orë Petriti me batalionin u vonua të vinte në vend ngrenin arsyet s’kanë fishekë, s’kanë këpucë dua mitrolozë të rëndë kështu humbi kohë për të vajtur në pozitën e caktuar që t’i vinte në ndihmë batalionit Panariti, i cili qe në pritë dhe filloj goditjen me armikun, gjith’ashtu u vonua të vinte në ndihmë dhe Riza Kodheli me qenë se kish marë babrit italianë në dorëzim por Rizaj arriti para Leshnjes dhe ngaditë me armikun, kurse Petriti ndenjë nga çentrali elektrikut i fshehur në prrua me gjithë që në këtë kohë mori fishekë dhe një mitrolozë të rëndë, Petriti në këtë goditje s’bëri asgjë por vetë thesh ku është brigada. Këti shoku i është ritur mendja shumë, por një gjë them unë për këtë shok, emëri i batalionit Hakmarrje është popullarizuar më tepër se brigada. Ky batalion do një kujdes të math për këtë smundje dhe unë ja do ta ndreq ja do ta prish fare se këto po na bëhen qeveri më vete.

Në këtë kohë e sipër kur banim këtë arzelleke dëgjohet mitralozi dhe në këto momente marim një letër nga batalioni Panariti se ushtrija kish ardhë në Gjanç dhe batalioni zuri pozita të ra, Gjançi po digjet dërgoni ndihmë. Brigada akoma nuk kish ardhur në vendet e caktuara, artileria fitoj të rajë Vithkuqin pas një ore që filloj artileria të rajë nëper kodrat karshi Vithkuqit në qendër filloj mitralozi i rëndë të rajë pyllin me pishë në fund të fshatit. Unë me të marë vesh fillimin e operacionit filluam të heqim materialin, por sa vinte po bëheshe alarmë i math gjithë fshati po ikën, artileria godit mitralozi dëgjohet, partizanët ikin nëpër batalionet sa vinte shokët që kishim për të ndihmuar në heqjen e materialit ikin njëri pas tjetrit. Kafshët na mungonin se kafshë i ngarkuam njerë dhe më nuk na ardhë, muarmë disa kafshë të mortajave dhe dy kafshë të fshatit gjithsej këto kafshë kishin një pjesë të materialit e mori brigada një pjesë të vogël e ndamë në batalionat që ndodheshin ata, pjesën tjatër e pritmë në pyllin afër shkollës një pjesë mbeti atje. Gruri dhe misri mbeti i gjithë në Vithkuq.

Por gabimi m’i math që kemi bërë është se lamë vetëm në kujdesen e Vaskës dhe të Nasit radion transmetuese dhe këta e pritnë në pyllin afër dhe mua më dolli nga mendja që t’ju jipnja dy kafshë për ta hequr në katund ose gjetkë unë kisha shumë punë dhe e humba nga mendja rëndësinë e radio transmetuese këtë gabim e bëra sido që të thoni kini të drejtë.

Besoj t’ju ketë thënë dhe Goga unë s’dinja ç’të bënja më parë materialin e depos të shtabit sidomos amanetin tënd, përgjigje dhe drejtime që deshnin batalionet ngarkonim vetë material e nxirnin nga depoja e futnim në pyll unë Raqi, Xhaferi dhe tre a katër shokë të tjerët iknë se na bombardonte me artileri dhe mortoja por të paktën nuk na ra ndërment t’i theshim Vaskos dhe Nasi t’i mirnin në kuris ato dy tri copë që ishin të mbaruara dhe të iknin, por këto që themi tani janë të kota se tani s’kemi gjë në dorë dhe është një punë që nuk e bëjmë dot as për një mot, koka tonë do shtypur, kaq mund të themi.  Materialin luftarak që ndodhet këtej pas ngjarjes Vithkuqit do t’ja u dërgoj por duhet të dini se është i pakët prandaj mos ju premtoni shumë andej. Sendet e Komitetit Qendror i kam në rregull i mora të gjitha ato i mora më parë nga të gjitha. Vetëm më lajmëroni në qoftë se duhen të vinë andej t’i dërgojmë se këtej t’i lesh me ndonjë bazë nuk kemi njerës të besimit në qytet më i futim dot se është zor, po qe se mos ju duhen andej unë do t’i fut në një vend ne dhe t’i le duke ju lajmëruar juve vendin ku do jenë dhe disa shokë të besimit kaq për këto punë” , shkruan Pandi Kristo.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here