Dritan Mishto: E përcjellim në Atdhe shërbestarin e Kombit, Mid'hat Frashërin, ashtu siç ishte: të kristaltë, të papërlyer

2
326
blank

Ambasadori Mal Berisha: MID'HAT FRASHËRI, IDEATORI MË I MADH I BASHKMIT TË TROJEVE SHQIPTARE... Edhe ky amanet i Tij, herët ose vonë, do të bëhet realitet, siç u bë realitet kthimi i eshtrave të tij në Atdhe.

Pëllumb Lamaj: Qeveria nuk tregoi transparencë dhe e humbi shansin për ta bërë bashkë Kombin, duke shfrytëzuar emrin e Mid'hat Frashërit. 

Nga Dalip GRECA

Të Mërkurën në mesditën e 7 nëntorit 2018, tre ditë përpara se të përcillen për në Atdhe eshtrat e Mid'hat Frashërit, Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, organizuan homazhe në varrezat Ferncliff në Hartsdale, Nju Jork. Kanë marrë pjesë, përveç përfaqësuesëve të Vatrës, edhe përfaqësues të komunitetit, si dhe përfaqësues të familjeve nacionaliste.
Ceremonia ka nisur me Hymnin Kombëtar, të kënduar nga këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, Mjeshtër i Madh, menaxher i përgjithshëm për veprimtaritë kulturore dhe artistike në Vatër.
Më pas, z. Dritan Mishto, kryetar i Vatrës, spjegoi përse Vatra kishte vendosur që ta nderonte Mid'hat Frashërin aty në varrezë. Ne, tha z. Mishto, po e nderojmë me homazhe të veçanta shërbestarin e Kombit, jo vetëm për ta nderuar personalitetin e tij, por edhe për ta përcjellë atë në Atdhe, ashtu siç ishte: të kristaltë, të papërlyer dhe të pakeqpërdorur nga politika dhe qeveria. Vatra, shtoi kryetari Mishto, me kënaqesi do të përfshihej në organizimin e një ceremonie dinjitoze, me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve të diasporës së vjetër dhe të re(siç i kemi disa prej tyre sot), me qëllim nderimin më të lartë për këtë figurë kombëtare, duke filluar që nga vendi, mënyra e procesionit, akademia shkencore, apo përbërës të tjerë protokollarë, por Vatra nuk mund të bëhet pjesë as fasadë në një ceremoni të cunguar të minutës së fundit. Ai falenderoi ata që ishin përgjigjur bashkëpunimit me Vatrën, veçanërisht z. Pëllumb Lamaj, familjen Lepenica, Karagjozi, vëllezërit Mujo, familjen Mrnaçaj, Cungu, ambasadorët Mal Berisha dhe Bujar Skëndo, presidentin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Haxhi Dauti etj.
Kryetari i Vatrës solli në kujtesë edhe një herë pikëtakimet e Mid'hat Frashërit me Vatrën: – Mid’hat Frashëri, tha ai, ishte ambasador në Zvicër i emëruar nga Vatra, në kohën kur Federata jonë kryente rolin e shtetit të vdekur.
– Mid’hat Frashëri u thirr nga Kuvendi i Vatrës më 1919 që të drejtonte Federatën.
– Më 1920 Mid’hat Frashëri erdhi pranë Vatrës si i dërguar i Qeverisë Shqiptare për të organizuar Huan Kombëtare, kur Vatra mblodhi rreth 198 mijë dollarë për ti ardhë në ndihmë shtetit shqiptar që rrezikonte falimentimin etj.
Z. Pëllumb Lamaj, i cili kishte përgatitë dhe një Kurorë në emrin e tij, tha se atë ia kushtonte Mid'hat Frashërit, në emër të gjithë atyre që u dergjën burgjeve të diktaturës komuniste dhe që kishin mbajtur lart emrin, idealet dhe veprën Mid'hat Frashërit. Ai kritikoi ashpër qeverinë, e cila nuk tregoi transparencë dhe e humbi shansin për ta bërë bashkë Kombin, duke shfrytëzuar emrin e Mid'hat Frashërit.
Lamaj, që e përjësoi jetën dhe veprën e Mid'hat Frashërit edhe në dokumentarin kushtuar Babait të Kombit (gjithçka me shpenzimet e veta), recitoi poezinë e Kudret Kokoshit, kushtuar Mid'hat Frashërit, poezi që u shkrua në burgun e Burrelit, në kohëvdekejn e Babait të Kombit.
Ishte e habitshme se sa shpejt pat mbërrit' lajmi i vdekjes në burgun famkeq të Burrelit.
Ja vargjet, që Lamaj i përcolli përmes emocioneve të thella:

Ne dhe` te huaj larg shqipes me gjak lyer
Qe ti me ankth aq shume e dashurove
Ne dhe` te huaj prej fatit te zi nderkryer
Atdheut te vuajtur jeten i dhurove

Babai kombit nder beteja plakur
Ti zemrat tona me ideal i ngrohe
Rrugen e jetes tone te perflakur
Hyjnor,promethe` ti na e ndriçove

Nder male e fusha nga veriu ne lindje
Gjemon jehona e thirrjes shpetimtare
Vrapo,vrapo Shqiperi per ne Rilindje
Therret Mit'hadi Shqiperia e Shqipetareve

BURG BURREL 1949 KUDRET KOKOSHI

Zuhdi Karagjozi, anëtar i Këshillit të Vatrës, tek u përul me nderim para varrit të Midhat Frashërit, në fjalën e tij vlerësoi emrin dhe veprën Kombëtare të Shërbestarit të Kombit. Karagjozi tregoi se familja e tij kishte qenë pjesë aktive e Ballit Kombëtar.
Z. Zudi Karagjozi falenderoi organizatorët që i dhanë mundësinë të fliste në këtë ceremoni në emër të babait Agim dhe nënës Roze Karagjozi. Fillimisht ai vlerësoi kontributin e madh për çështjen Kombëtare të Mid'hat Frashërit dhe babait e xhaxhallarëve të tij, të cilët ai i cilësoi si themelues të Shqipërisë moderne. Midhat Frashëri , tha ai, ishte themeluesi dhe udhëheqësi i Balli Kombetar, organizatë e krijuar për të luftuar për çështjen kombëtare dhe për të mbrojtur popullin shqiptar.Mid'hat Frashëri u largua nga Shqipëria në nëntor 1944 nga Ulqini me krerët dhe luftëtarët e Ballit Kombëtar dhe Legalitetin. Ata u arratisën në dy varka që e sollën grupin në Itali. Në këtë varkë, theksoi Zudi Karagjozi, ndodhej babai dhe nëna e tij. Grupi u vendos në kampet e refugjatëve 1944-1949. Gjatë kësaj kohe, Mid'hat Frasheri kishte një ndikim të thellë tek të gjithë në shqiptaret ne kampe, ishte si nje baba për të gjithë, edhe për Agimin.
Më pas z. Zudi Karagjozi komentoi se babai i tij kishte pasë fatin që të qëndronte pranë Mid'hat Frashërit dhe se ai i kishte folë për domosdoshmërinë e rrëzimit të komunizmit. Ai i shpjegoi Agimit rolin e rëndësishëm që kishte VATRA në botën shqiptare. Agimi e përqafoi filozofinë e Tij dhe se ishte si një dhuratë e madhe mundësia e marrëdhënieve të ngushta me Mid'hat Frashërin gjatë adoleshencës së vonë të Agimit deri në moshën e të njëzetave. Babai i tij, Agimi, u udhëhoq nga idealet Kombëtare dhe nuk hoqi dorë nga kjo kauzë. Ai e bëri të vetën filozofinë e Mid'hat Frashërit se "Pa Kosovë nuk ka Shqipëri dhe pa Shqipëri nuk ka Kosovë". Agim e vazhdoi filozofinë e Midhat Frashërit në Vatër për pothuajse 60 vjet anëtar dhe udhëheqës i organizatës...
Më pas Zyhdi Karagjozi tregoi se gjatë kohës që ishte nëpër kampe Mid'hat Frashërit kaloi shumë kohë me familjen e nënës , Peshkëpia. Gjyshja dhe tezja shpesh do të gatuanin darkë për atë dhe do të lanin rrobat e tij. Rose dhe vëllezërit e motrat e saj ishin shumë afër Mid'hatit dhe me dashuri do ta quanin "xhaxha".

Ambasadori Mal Berisha, tha se ndjehej i emocionuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie nderimi për Mid'hat Frashërin, intelektualin, që punoi aq shumë për Kombin.MITHAT FRASHËRI - Patrioti, shkrimtari, diplomati, aktivisti më i shquar i zgjimit të ndërgjegjes tonë kombëtare, ideatori i bashkimit të trojeve shqiptare me çdo kusht, organizatori i Kongresit të Manastirit dhe nënshkruesi i Akti të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i biri i Rilindasit të Madh, Avdyl Frashëri, është prehur në këtë vend që në vitin 1949. Erdhi koha që eshtrat e tij të prehen në atdhe. Pavarësisht se si do të etiketojnë kthimin e Tij në atdhe palë të ndryshme midis shqiptarëve, ai mbetet IDEATORI MË I MADH I BASHKMIT TË TROJEVE SHQIPTARE...Edhe ky amanet i Tij, heret ose vonë, do të bëhët realitet siç u bë realitet kthimi i eshtrave të tij në atdhe.
Dr. Skënder Murtezani, i anëtarësuar në Vatër që në vitin 1990, kur kryetar ishte Profesor Arshi Pipa, tregoi se si që nga ditëthemelimi i degës së Vatrës së Queensit, Mid'hat Frashëri kishet qenë në qendër ët veprimtarivë të degës dhe ai në krye të degës që para pesë vitesh kërkoi kthimin e eshtrave të Shqipëri, atje pranë atit të Tij. Për çdo vit dr. Murtezani dhe dega që ai drejton kanë nderuar veprën e Mid'hat Frashërit me sesione përkujtimore në hotelin ku u gjet i vdekur Mid'hat Frashëri, por edhe në auditore.
Mid'hat Frashëri, ky patriot i madhe e meritonte prej kohësh raitdhesimin, tha dr. Murtezani. Më pas e kanë nderuar jetën dhe veprën e Midhat Frashërit me mesazhe të shkurtra ambasadori Mal Berisha, Shkëlqim Lepenica, Eqerem Mujo, Pjetër Mrnaçaj, Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Haxhi Dauti, vatrani i vjetër Lumo Cungu, Marjan Cubi, Zef Balaj, Asllan Bushati e të tjerë. Editori i Diellit lexoi një letër Mid'hat Frashërit, e cila publikohet për të parën herë. Letra ëshët gjetur nga studiuesi Idriz Lamaj. Ajo mbanë datën 12 tetor 1937. Letra e shkruar me shkrim dore nga Mid'hat Frashëri i drejtohet ish kryetarit të Vatrës në Michigan, Fazlli Panariti, në përgjigje të letrës që kryetari vatran i dërgonte Mid'hat Frashërit. Vatra në Michigan i kishte propozuar Mid'hat Frashërin që të ishte delegat i saj në Shqipëri dhe ta përfaqësonte Vatrën në festimet e 25 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si delegat i saj. Mid'hat Frashëri shkruan me fjalë ët zgjedhura: "Komisioni i Federatës me këtë vendim po më bën një nder të madh, dhe për mua është Jo vetëm nëj Lumturi, por një Detyrë që të jem përfaqësues i një Shoqërie nga e cila vendi dhe Kombi ynë ka pasë aq shumë shërbime...". Po në këtë Letër Mid'hat Frashëri publikon faktin se ka hequr dorë nga jeta politike.
Më pas pjesmarrësit kanë kryer homazhe pranë Mid'hat Frashërit dhe kanë qëndruar pranë në heshtje pranë varrit të tij.
Pjesmarrësit në këtë nderim e kanë mbuluar varrin e Mithat Frashërit me kurora me lule dhe Flamurin kuq e zi. Administarta e Varrezave ka premtuar se nuk do t'i heqë ato nga varri deri në momentin që dot të kryhej zhvarrimi.
Veprimtaria u filmua nga Adem Belliu, Televizioni Kultura Shqiptare në Nju Jork dhe nga Dritan Haxhia "EURO PHOTOGRAPHY & VIDEO"

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

2 COMMENTS

  1. Beni gabimin me te madh qe nxirrni kete Person , Dritan Mishto. Babi i tij Petraq Mishto ka qene prokuror ne kohen e diktatures ne Shkoder, nderkohe djali tezes se te atit eshte KseNofon Krisafi. Jane familje komunistesh dhe sic ju thashe babai i tij ka torturuar njerez te pafajshem. Une cuditem si nuk ngrihet nje shkodran per me teper zonja Jozefina

  2. Po aman cma nxirrni Dritan Mishton si te djathte e antikomunist kur babai tij (Petraq Mishto) qene Prokuror ne kohen e komunizmit. Te pakten faqja Juaj nuk duhet ta promovoje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here