Mehmet Shehu 19 shkurt ‘45: E kapëm Prek Calin, te dekorohen 'partizanët trima'

1
1287
blank

Letra e Mehmet Shehut ku tregon me ekzaltim se si e thyen Kelmendin dhe i asgjësuan kundërshtraët e komunizmit. “Partizanët me këngë në gojë e sulmuan dhe e asgjësuan shpellën në të cilën rrezistonte tradhëtari Preng Cali bashkë me 14 tradhtarët tjerë…”

Edhe pse Lufta kishte mbaruar dhe asnjë këmbë gjermani nuk ndodhej më në territorin Shqiptar që prej 28 nëntorit 1944,  partizanët e vazhdonin Luftën në malësitë shqiptare të veriut kundër vëllëzerve të tyre të gjakut. Një luftë e pastër civile zhvillohej gjatë muajit shkurt 1945 në të gjithë malësinë e veriut shqiptar, ku ushtria e armatosur e udhëhequr nga Mehmet Shehu  me ashpërsi të pa shembullt vriste e digjte çdo shqiptar që nuk i bindej vijës së kuqe të komunizmit.

Një prej kulmeve të kësaj raprezaljeje të pazakontë u zhvillua në Kelmend, ku forcat kundërshtare të komunizmit të udhëhequr nga Prek Cali rezistuan deri në fund të shkurtit 1945.

Por me manovra të dyshimta, përmes levave të spiunëve komunistët arritën ta rrethojnë Prek Calin e pas një jave luftimesh arritën ta mposhtin rezistencën e tyre.

Pas kësaj komunistët kaluan në delir. Komnadandi i operacionit Mehmet Shehu përmes një urdhri dite, me 19 shkurt 1945, menjëherë pas mbylljes së këtij aksioni, njofton me ekzaltim se si e “mposhtën” Prek Calin dhe kundërshtarët në Kelmend dhe propozon te dekorohen “partizanët trima” .

Shehu flet me gjuhë të ashpër duke iu referuar “armiqve” të komunizmit sikur të ishin pushtues e jo shqiptarë në tokat dhe shtëpitë e tyre.

Ja çfarë shkruan Mehmet Shehu në këtë urdhër dite të 19 shkurtit 1945.

U.N.Çl.SHQIPTARE

VDEKJE FASHIZMIT

LIRI POPULLIT

KOMANDA E OPERACIONIT

S H K O D Ë R

Shkodër, më 19 Shkurt 1945.

SHTABIT TË BRIGADËS XXIII-të SHTABIT TË BRIGADËS I-rë

E për njoftim:

SHTABIT DIVIZIONIT II-të

SHTABIT TË KORP-ARMATËS III-të

KOMANDËS PËRGJITHËSHME

U R D H Ë R – D I T E

Brigada e I-rë dhe e XXIII-ta bashkë me forca të Brigadës XXIV-të, asgjësuan reaksjonin e Kelmendit. Këto forca kaluan nëpër lartësira të mbuluara me borë, nëpër shtigje qafa e gryka të pa shkelëshme, duruan të ftohtit, vuajtjet, urijen dhe vështirësit e natyrës dhe me manovrime shembëllore goditën për vdekje dhe e asgjësuan rrënjësisht, në pakë kohë reaksjonin e Kelmendit që kryesohesh nga tradhtari Preng Cali.

Të gjitha repartet që muarën pjesë në këte operacion janë shquar për heroizmin dhe shpirtin e tyre të sakrificës, bindjen dhe disiplinën. Porse meriton lëvdata, sidomos, Bataljoni i IV-të i Brigadës XXIII-të dhe Kompanija e bataljonit III-të po të kësaj Brigade që asgjësuan shpellën në të cilën rrezistonte tradhëtari Preng Cali bashkë me 14 tradhtarët tjerë.

Këto forca, n’akull e të ftohtë për gjasht ditë rresht e mbajtën të rrethuar shpellën dhe e sulmuan vazhdimisht me këngët partizane në gojë si ç’u ka hije partizanëve të vërtetë. Në veprimet e këtyre forcave është shquar veçanërisht Shtabi i Bataljonit IV-të të Brigadës XXIII-të, sidomos Komandant’i Bataljonit Shoku Sul Domi, si për kujdes në detyrë ashtu edhe për kuxim partizani. Asht dallue gjithashtu, për guxim e udhëheqje edhe Shoku Pajtim Haxhia, N/Komandant’i Kompanis së I-rë të Bataljonit III-të po i kësaj Brigade i cili me bomba dore sulmoj shpellën në kondita shum të vështira. Duhet të theksohet trimërija e rrallë që ka treguar Shoku Besim Bejo, Skuadrë-Komandant e mitralier, i cili gjatë përpjekjes u plagos rëndë dhe më vonë vdiq. Po kështu edhe Shoku Beqir Duka, Skuadër-Komandant e mitralier u dallua në luftimet që u bënë për të asgjësuar çerdhen e tradhtarit Preng Cali. Bashkë me këta janë dalluar për kuxim partizanët edhe të gjithë tjerët që muarën pjesë në sulmë.

Kështu luftojnë partizanët! Kështu asgjësohet armiku! Kështu mbahet nalt Flamuri partizan! Kështu mbrohet lirija e fituar me gjakun e mijra dëshmorvet!

N/Komandanti i bataljonit IV-të i Brigadës XXIII-të, Shoku Sul Domi, N/Komandant’i Kompanis I-rë Bataljonit III-të po e kësaj Brigade, Shoku Pajtim Haxhiu si edhe Skuadër-Komandanti Shoku Beqir Duka, propozohen për t’u dekoruar.

KOMANDANT’I OPERACIONIT

GJENERAL MAJOR

(Mehmet Shehu)

(firma)

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

1 COMMENT

  1. Cdo pushtet qofte ne lufte qofte ne paqe godet kedo qe i kundervihet me arme dhe keto raprezalje ne nje menyre jane te justifikueshme,provoje te ngrihesh me arme sot kunder shtetit ,ose kujtoni cfare beri Ahmet Zogu me kundershtaret e tij te levizjes se Fierit apo Fanoliste,tjeter gje eshte represioni perse tjeri mendon ndryshe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here