Qamil Merlika: Ju rrëfej si vdiqën fëmijë e pleq në kampin e Tepelenës

0
674
blank

“Kam parë me sytë e mi, kur vdiq nëna e Prenk Pervizit. Ajo nanë që i kishte dhënë bukë gjithë Veriut, vdiq vetë urie”

Një autokolonë me “james”-sa amerikanë dhe ca “zis”-a sovjetikë me kabinë druri. Ishin rreth 100 makina, ku ishin ngarkuar rreth 1500 familje. Na morën të gjithëve. Para makinës tonë, nënjë“zis”, ishte familja Petrela, e bija e Abaz  Kupit, Xhumaja, me familjen e saj. Motra ime, Shqipja, që kishte shumë miqësi me ta dhe Roza Dajçi (e bija e profesor Dajçit, skulptorit, të cilët i kishin internuar se iishte arratisur djali, Çesku), hipën në makinë me ta. Por gjyshja, ikërkoi Shqipes të zbriste e të vinte në makinë me ne, dhe Shqipja zbriti, kurse Roza ndejti me ta. Ai, shoferi i makinës ku ndodhej familja Petrela,siç e morëm vesh mbrapa, kishte protestuar tek oficeri para se të nisej, duke i thënë “se unë nuk mund të nisem për rrugë, se jam pa gjumë.”Oficeri kishte nxjerrërevolen dhe e kishte detyruar meforcë: “Nisu se t’i derdh trutë!” dhe shoferi nuk kishte pasur rrugë tjetër. Kur u afruam në Këlcyrë, shoferin me sa duket e kishte zënë gjumi, dhe makina rrëshqiti, iku e ra në lumë. Makina jonëqë ishte fill pas të tyres, ndaloi menjëherë. I pari, po të betohem, kam zbritur unë se isha shumë i shkathët. Roza ishte kapur pas një dege ulliri, dhe kur e gjetëm, pamë se  e kishte gërvishtur spondi në këmbët, por shpëtoi mirë. Njërin fëmijë të familjes Petrela e kemi gjetur në një cep, dhe tjetrinmë tutje. Xhumanë, ose Majën siç e thërrisnim, e kishte zënëkabina poshtë. I shoqi, nuk kishte asnjë shenjë të jashtme, por me sa duket, bidoni i vajit që ishte në makinë, duhej t’i kishte rënë pas koke edhe e kish mbytur. Edhe ai i vdekur si Xhumaja. Dëgjoheshin ulërimat e fëmijëve. Ka qenë një moment i tmerrshëm. Tamam tmerr! Zbritën të gjithë nga makinat e tjera. Ishte një tronditje e jashtëzakonshme!

Imagjino: dy kufoma dhe fëmijët e vegjël që shihnin babë e nënë, të vdekur para syve.Kushdo e ndjeu atë gjendje të jashtëzakonshme të krijuar atë moment. Nuk më kujtohet tamam: a i varrosën aty, apo erdhën e i morën trupat, mbrapa. Por, mbaj mend që na dërguan në Turan. Na stabilizuan në një varrezë italiane, në zyrat e repartit. Ne na qëlloi të rrinim me familjen e Zef Dajçit: Zefin,Rozën, tëëmën dhe të motrën. Ai ishte një burrëme shumë kulturë. Kishte studiuar në Austri për skulpturë, dhe na tregonte histori e barcaleta, për të na mbajtur gjallë, e mena nxjerrëmërzinë, që ne fëmijët, mos të dilnim në varrezën rrotull. Aty nuk qëndruam shumë, por më kujtohet moment kur isha tek porta e kampit me Sokol Mirakën, dhe kaloi makina (një makinë franceze e mbuluar) me fëmijët e Petrelajve, brenda, që po i kthenin në Tiranë, pasi i vdiqën prindërit. Tre djemtë e vegjël.

Pra, siç e thashë, ne nuk na mbajtën gjatë aty, dhe na çuan në Tepelenë. Me sa duket pastruan kampin tjetër, atë të Tepelenës që ndodhej në breg të lumit, m’u në hyrje të Tepelenës. Atje u strehuam në dy kazerma. E përsëris: 1500 familje në dy kazerma.

Në krahasim me Turanin, si ishte Tepelena?

blankNjëlloj si në Turan. Një supëkazani. Dhe jo tamam e gatuar në kazan, por në një fuçi “Agip-i” (“Agip-i” ishte një shoqëri italiane e karburanteve), së cilës i ishte prerë koka, dhe përdorej si kazan për ushqimin. O bollgur, ose oriz i papastruar. Krejt krunde. Ndoshta i hidhnin a s’i hidhnin një kilogram vaj gjithsej, për gjithë kazanin. Dhe krerët e familjeve, duhet të rrinin në radhë për të marrë racionet e ushqimit me gavetë në dorë, racione që ishin: një lugë për njeri. Pesë lugë për pesë vetë dhe nga 400 gramë bukë për secilin. Kaq. Mëtëshumtën bukë misri, por kishte ditë kur na jepnin edhe bukëgruri. Por, edhe kur kishte bukë gruri, ajo lagej e squllej rrugës sepse vinte me një makinë tëhapur, nëpër shi (se atje nuk pushonte shiu ndonjëherë), saqë kur mbërrinte, ishte bërë si bukë për pula.

Cilat ishin kushtet?

1500 familje të sistemuar në shtretërit e ushtrisë, shtrat marinarësh, me dy kate. Një familje poshtë, e një familje sipër. Rrinim të rrethuar me çarçafë, për t’u veçuar nga njëri-tjetri. Kampi brenda, kishte zonën neutrale ku ishte vendosur komanda dhe ku ndodhej çezma dhe dera. Dera kryesore ishte me tela. Rrethuar karakoll me roje.

Ishin tetë banjo dhe tetë çezme gjithsej, të cilat dikur kishin qenë të ushtrisë italiane. Uji nuk kishte presion, gjë që e bënte shumë të vështirë për gjithë ata njerëz, për të kryer punë. Imagjinoje se çfarë tmerri ishte: kush mund të mbushte ujë më përpara; kush mund të kryente nevojën më përpara. Higjena ra përtokë. Morrat shkonin varg, sidomos përata që nuk kishin mundësi që t’u vinin të afërmit për t’i sjellë ndonjë sapun, a ndonjë gjë, kryesisht ata që vinin nga zonat e largëta, si Kukësi e Tropoja. Morrat filluan të ecnin e mbërrinin edhe ke ne. Pra, ne na duhej të gjenim një zgjidhje për t’u larë. Mëi madhi prej nesh, ishte Kurt Kola. Ishte edhe Kaloshi, Gëzim Kaceli, djemtë e Dine-ve… Bile, mbaj mend që Gëzim Kaceli si akrobat që ishte, ia merrte kalin komandantit dhe i kërcente pa shalë. Gëzimi që u bë koreograf, mbrapa. Ishte shumë i shkathët. Dhe kështu, e shqyrtuam: “çfarë do të bëjmë; a do të çajmë telat?”, se vetëm 50 metra më tej, kishim lumin e Vjosës. Bile, nëna ime, ishte shumë meraklie për pastërti. Ne fëmijëve, na lejonin me dalë e me marrë dru pa roje. Bëhet fjalë për një barrë kërthia, sa për të ndezur zjarrin jashtë dhe për të vënë kazanin. Atë kohë unë isha nëntë vjeç. Kishim disa enë italiane, që shkonim e i mbushnim në Vjosë. Si më të vegjël, ne futeshim poshte telave, dhe kur ktheheshim nuk na thoshnin gjë. Por, pa zjarr, pa drita... Më kujtohet se nëna do të na lante aty, me një ambjent të improvizuar me çarçafë, e në mes të të ftohtit.

Por problemi më i madh, ishte një tjetër: kur fëmijët dilnin në fushën e kampit, ndesheshin me minat, që kishte lënë pas ushtria italiane. Pra, zona ishte e paçminuar; me sa duket, kishin pastruar vetëm kazermën.

Kush e drejtonte kampin?

blankKomandant i kampit ka qenë një Xhaferr Pogaçe nga Fieri. Kishte edhe një rreshter, që quhej Syrja (mbiemrin nuk ia mbaj mend), por më kujtohet, që nga vitet ’75-‘80, ka qenë shef dege në Durrës. Dhe një tetar injorant, që i binte bilbilit për të na zgjuar në mëngjes herët.

Çfarë pune bënin të internuarit?

Gratë i çonin në mal për të mbledhur kërcunj dhe shkurre për komandën, për tëgatuar. Mbrapa, kur ne u liruam, me punën e tyre, të internuarit furnizonin me dru edhe familjet e oficerëve dhe të funksionarëve në Tepelenë. Për këtë më ka treguar Elena Merlika,që ishte diplomuar në Universitetin e Napolit dhe së cilës nuk i kishin prekur këmbët në tokë ndonjëherë atje ku kishte lindur, por që në internim vuri tërkuzën për të mbajtur dru njëlloj si malësoret tona, për me mbajt dru për familjet e oficerëve.
Ç’mund të thoni për vdekjet në Tepelenë?

Imagjinoje: ushqimi ynë ishte një supë bollguri ose supë orizi e papastruar. Pavarësisht se isha i vogël, i mbaj mend mirë: ulërimat. Pyesnim se çfarë kishte ndodhur.“Ka vdekur filani”- thoshnin. Sidomos fëmijë e pleq. Ndodhte që dikush nuk fuste gjë në gojë për dy - tre ditë, për t’ia dhënë fëmijëve. Shumica ishin nga Kukësi, Puka, Tropoja, që nuk kishin as të afërm që t’ishihnin e t’u sillnin ndonjë ushqim. Ne shpëtuam pa vdekje, sepse shoferët krutanësi: Ali Denizi, Idriz Llubani, Zim Berberi, Islam Parruca, (që nuk ua harroj kurrë), sa herë që do të kishin ndonjërrugë për Gjirokasër, shkonin tek nëndaja dhe merrnin një thes me ushqime, dhe na e sillnin. Thirrnin emrin tim, dhe unë dilja ke porta dhe më kujtohet se si i vogël që isha, nuk kisha fuqi as me e mbajt. Nuk patëm vdekje, por nëna u ftoh rëndë në të dy krahët. Po mos të ishte vrarë baba, ajo nuk do të kthehej gjallë prej Tepelene.

Do të tregoj një episod tjetër: kam parë me sytë e mi, kur vdiq nëna e Prenk Pervizit. Ajo nanë që i kishte dhënë bukë gjithë Veriut (sepse pa ndaluar në shtëpinë e tyre, askush nuk mund të kalonte Matin), vdiq vetë urie. Kishte me vete dy djemtë e Prekës: Valentinin dhe Lekën. Më kujohet si sot kur e varrosën: e hapën gropën, i vunë disa rrasa rrotull dhe e mbuluan me rrasa. Fëmijët vdisnin nga një e nga dy. Përditë. Për sa kohë kemi ndejt atje. Një tmerr i vërtet.

Marre nga libri Zerat e Kujtesës

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here