Tragjedia e Zorika Manos, gazetares shtatzënë që e pushkatuan si sabotatore

0
469
blank

Historia fatkeqe e Zorika Manos që e pushkatuan bashkë me të shoqin pavarësisht se ishte shtazënë, të akuzuar si sabotatorë për tharjen e Kënetës së Maliqit. Çfarë ndodhi në gjyqin e sajuar dhe si ranë në duart e hetuesit më të tmerrshëm të diktaturës Nevzat Haznedari inxhinierët e njohur që kishin studiuar në perëndim. Akuzat për lidhje me argjenturat amerikane dhe veçanërisht më Harry Fultz.   

 

Ishin kohë të vështira, ajo kënetë e mallkuar në Maliq të Korçës, nuk mund të thehej me kazma e lopata, pavarësisht punës së madhe të mbi 3000 të dënuarve politik dhe 8000 vullnetarëve. Regjimi donte gjak dhe për të bërë shembull, gjeti një shpikje të re të saj, që do e aplikonte edhe në vitet në vijim; në çdo ndërmarrje ku mund të mos ecte puna gjendej një grup sabotator dhe armiqësor. E tillë është edhe gjyqi famëkeq i njohur ndryshe si “Grupi Sabotator Tekniko-Inxhinier i Kënetës së Maliqit”. Tragjedia e parashkruar do niste të vihej në zbatim në tetor të vitit  1946. Me urdhër të prokurorit ushtarak, Kapitenit të Parë Nevzat Haznedari, (një nga hetuesit dhe prokurorët më të tmerrshëm të regjimit), u arrestuan dhe u dërguan para gjyqit Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra, Jani Vasili, Vasil dhe Zorika Mano, Pandeli Zografi, Mihal Stratobërdha, Vasil Risto, si dhe dy shtetasit italian, Eugenio Scaturo e Mario Guarnieri.

Akuzat mbi ta ishin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin sabotuar punimet në Kënetën e Maliqit të ndikuar nga “misioni amerikan” në Shqipëri dhe veçanërisht nga Harry Fultz . Është rasti i veçantë ku burrë e grua, Vasil dhe Zorika Mano, arrestohen dhe më pas i pret fati më tragjik i mundshëm, pushkatimi. Makabriteti komunist me ndikimin specifik në këtë rast të  Enver Hoxhës dhe të besuari të tij të tmerrshëm hetuesit Nevzat Haznedari, nuk njohu asnjë kufi, ku para togës së pushkatimit përfundoi Zorika Mano e cila ishte shtazënë. Këtë fakt dyshohet se e mësuan që gjatë procesit gjyqësor, por nuk hezituan aspak që gruan inxhniere e cila ishte shtazënë dhe bashkëshortin e saj po inxhinier, t’i pushkatonin.

Madje për këtë krim të tmerrshëm ka edhe pamje filmike ku një batare armësh e ushtarakëve të togës së pushkatimit rrëzon përdhe bashkëshortët dhe inxhinierin italian. Gjyqi u zhvillua më 18 nëntor të vitit 1946 po atij viti, u nxorën para një gjykate ushtarake speciale të improvizuar. Gjyqi filloi më 8 nëntor 1946 dhe përfundoi dhjetë ditë më pas. Në këtë dramë të parapërgatitur nga sistemi u përfshinë edhe qytetarët, të cilët nëpërmjet artopalantëve dëgjonin zhvillimet e gjyqit, që në këtë rast u bënë në kinema “Nacional”, në qendër të Tiranës, ku merrnin pjesë dhe ndoqën procesin edhe gazetarë të huaj e misionet ushtarake, jugosllave, sovjetike, franceze, britanike e amerikane, që ishin atashuar në Shqipëri.

Akuza kryesore ndaj inxhinierëve ishte “sabotimi i punimeve për tharjen e Kënetës së Maliqit dhe se kishin pasur lidhje me agjenturën anglo-amerikane, të kryesuar nga Harry Fultz”. Më 18 nëntor u dha vendimi përfundimtar dhe dënuar: Inxhinierët Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri, me vdekje, duke u ekzekutuar me varje në litar. Ing. Vasil Mano, bashkëshortja Zorika Mano dhe italiani Eugenio Staturo, me vdekje, me pushkatim. Gjeometrat Pandeli Zografi dhe italiani Mario Guarnieri, me burgim të përjetshëm, Mihal Stratobërdha me 10 vjet burg, Anastas Risto me 2 vjet burg dhe Jani Vasili me 1 vit burg. Në këtë mënyrë u mbyll jeta e inxhnierëve dhe topogarfëve që punuan në tharjen e Kënetës së Maliqit. Tragjedia më e madhe ishte vrasja e gruas shtazënë dhe bashkëshortit të saj inxhnier që kishin studiuar jashtë vendit dhe dhanë frymën e fundit bashkë me krijesën e tyre ende të palindur.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here